Home KRYESORE Gjobitet PD për kontratat e lobimit…

Gjobitet PD për kontratat e lobimit…

Kur socialistët i kërkojnë organit të akuzës të hetojë lidhur me kontratat e lobimit që Partia Demokratike ka nënshkruar përpara zgjedhjeve parlamentare të Qershorit, masa e parë kundër kësaj partie, lidhur me mosdeklarimin e këtyre shpenzimeve, ka ardhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ky institucion e ka gjobitur Selinë Blu me masën 1 milion lekë të reja. Kjo çështje u shoqërua me debate në mbledhjen ku u diskutua raporti i verifikimit të financimit të fushatës zgjedhore nga partitë që morën pjesë në to.

Anëtarët e këtij komisioni ishin të ndarë në qëndrimin, nëse duhet t’i jepnin kohë partive politike për të risjellë edhe njëherë faturat financiare për shpenzimet, qëndrim që mbështetej nga anëtarët e propozuar nga opozita, apo të ndërmerreshin sanksione financiare, propozim ky i anëtarëve të propozuar nga maxhoranca.

Por në kulmin e këtij debati erdhi dhe një reagim i Sekretari të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, i cili e akuzonte kryetarin e KQZ se po përdorej politikisht nga Kryedemokrati Basha, për t’i dhënë mundësi PD për të fshehur provat e kontratave të lobimit, të cilat nuk justifikojnë të ardhurat e kësaj force.

Por pas një pushimi disa minutësh, KQZ vendosi të gjobisë në masën 1 milion lekë PD, për mosdeklarim të shpenzimeve, Partinë Socialiste për vendosjen e disa posterave në Librazhd dhe mos deklarimin e ngritjes së dy qendrave elektorale, si dhe LSI për mospërputhje të të ardhurave me shpenzimet në këto zgjedhje. Me masën administrative gjobë 2 milion lekë u ndëshkua dhe PDIU dhe Sfida./Tv Klan

Share: