Home KRYESORE Goditi Kejdi Mehmetajn, deputeti i PS: Buroja e Kuvendit të gjykojë sjelljen...

Goditi Kejdi Mehmetajn, deputeti i PS: Buroja e Kuvendit të gjykojë sjelljen time

Zgjedhja e kryeprokurores së re të përkohshme, Arta Marku nga mazhoranca ditën e hënë u shoqërua me tensione në Kuvend, ku nuk kanë munguar as përplasjet mes deputeteve të mazhorancës dhe opozitës.

Deputetja e LSI, Keidi Mehmetaj pretendon se është goditur dhe është ofenduar me fjalor banal nga deputeti i PS, Bujar Çela.

“BalkanWeb” siguron letrën e Bujar Çelës drejtuar Byrosë së Kuvendit ku ndër të tjera thotë se deputeten e re e kishin urdhëruar ne atë moment të shkelte ligjin,por Byroja duhet të gjykojë sjelljen e tij.

Deklarate e deputetit Bujar Cela drejtuar Byrosë se Kuvendit

Te nderuar anëtare te Byrose se Kuvendit, Kam ndjekur me vëmendje debatin publik qe shoqëroi seancën e ditës se hënë te Kuvendit te Shqipërisë. Pjese e këtij debati ka qene edhe reagimi im personal ne momentin kur një nder deputetet me te reja ne moshe te Kuvendit zonjusha Keidi Mehmetaj me force tentoi te me mohoje ushtrimin e detyrës qe me ka ngarkuar vullneti i popullit te Lushnjës. Une e mirëkuptoj deputeten e re ne moshe, te cilën e kishin urdhëruar ne atë moment te shkelte ligjin. Megjithatë edhe pse i provokuar apo i penguar te ushtroj detyrën, i kërkoj Byrosë se Kuvendit te Shqipërisë te zbatoje Rregulloren e Kuvendit ndaj çdo akti te pahijshëm për detyrën e nderuar te përfaqësuesit te popullit. Për këtë qellim, edhe pse reagimi im me mundësoi te ushtroj detyrën dhe te marr pjese ne votim, kërkoj qe Byroja ta gjykoje sjelljen time dhe te shprehet sipas Rregullores. Faleminderit, Bujar Cela.

Share: