Home KRYESORE Gruaja lë burrin në emision pas konfliktit për pronën!

Gruaja lë burrin në emision pas konfliktit për pronën!

0

Dy bashkëshortët Liliana dhe Namiku nga Tepelena kanë ardhur në rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E diela Shqiptare”.  Një konflikt mes bashkëshortëve ka bërë që ata të vinë në këtë seancë ndërmjetësimi.

E gjithë problematika është rreth një deklaratë noteriale, të cilën me vetëdije ose jo Namiku ka shkuar para një noteri dhe ka hequr dorë një pronë, pa u konsultuar më parë dhe me bashkëpronarët e tjerë. Edhe pse automatikisht ky veprim noterial nuk është i vërtetë, pasi duhen pyetur dhe pjesëtarët e tjerë. Ky problem ka dy vite që ka futur në një konflikt bashkëshortët me njëri- tjetrin.

Liliana: Kam ardhur këtu, pasi ky zotëria (Namiku)ka shkuar para dy vitesh dhe ka bërë një dorëheqje tek noteri dhe i ka rënë në qafë familjes së tij. Edhe më shumë i ka rënë Arbenit  bashkë me nënë e tij, që janë të dy të sëmurë.

Arditi: Kush është Arbeni që ta sqarojmë?

Eni Çobani: Është vëllai i Namikut.

Namiku: Çfarë të duhet ty me tokat e mija, ke pjesë?

Liliana: Unë kam 24 vite që kam punuar tek ato toka. Kam punuar unë teksa ti ishe në Greqi.

Namiku: Toka është ndarë në ’91 ti kë ardhur në 1996…

Liliana: Si vajte ti dhe bërë dorëheqje?

Namiku: Ti nuk je e regjistruar në certifikatë…

Eni Çobani: Namik, për çfarë arsye i thoni Lilianës së nuk jeni pjesë e kësaj pronë? Kur jeni martuar ju?

Namiku: Nuk është pjesë, pasi ne jemi martuar në ’96.

Eni Çobani: Ju thoni që nuk ka qenë pjesë e trungut familjar, si familje bujqësore e vitit ’91. Po në fakt juve keni qenë më bashkëpronarë të tjerë. Sa veta keni qenë?

Namiku: 6 veta

Eni Çobani: Pse keni hequr dorë vetëm ju?

Liliana: Këtu është gabimi më i madh. Prandaj dua të flas. Janë 6 pjesëtarë familje, këtu kam 10 dynym tokë.

Eni Çobani: Aktin e marrjes së tokës e keni?

Liliana: Këtu është i gjithë problemi. Ne në 2002 na është vjedhur akti i marrjes në shtëpi dhe e kemi denoncuar nga Greqia.

Eni Çobani: Po kush ja u ka vjedhur?

Liliana: Nuk e dimë. Nuk kapëm njeri, pro sipas dokumnetave duket se e ka marë ky person që jemi në konflikt sot.

Eni Çobani: Nëse nuk kemi fakte nuk mund t’i vëmë gishtin.

Liliana: Mund ta vendosim gishtin, pasi ky person ka marë akt marrjen e familjes sime dhe të vëllait të tij, Arseni Muhameti dhe me këto dokumenta ka shkuar dhe ka bërë dokumenta në 2006. Më ka hequr komplet tokën mua, familjes sime dhe më shumë Arbenit dhe jo njeriut tjetër. Ai është njeri që kushedi sesa ka vuajtur. Unë kam ardhur nga Greqia vetëm për këtë arsye.

Eni Çobani: Kur kanë nisur problemet, zoti Namik?

Namiku: Problemet nisën në vitin 2015. Kryetari i komunës Mynir Memushi më thotë do vish pas një orë pasi i thashë që më duhen dokumentet. Shkoj pas një ore dhe i kishte bërë të gjitha dokumentat dhe më thotë do i firmosësh tek kryetari i plakut.

Eni Çobani: Për çfarë arsye keni shkuar tek kryetari në vitin 2015, pasi ju e keni marë tokën që në vitin ’91?

Namiku: Ne nuk jemi marrë fare me tokën.

Eni Çobani: Ti po shkoje ta regjistroje tokën, ku e kishe atin e marrjes së tokës?

Namiku: Nuk e kisha, pasi ai është i regjistruar në komunë.

Eni Çobani: Kishe vërtetim nga komuna?

Liliana: E kam unë zonja Eni e kemi marrë. Është këtu që është marr ënë vitin ’91 e kam dokumentin që tregon që është marrë në vitin ’91 dhe është pronë e Hasan Muskajt, por këtu Luftar Muhameti ka shkuar dhe ka bërë falsifikim në vitin 2006 dhe e ka hedhur pronë tonë në emër të tij. Po tokë arë nuk është ndarë gjëkundi, nëse është ndarë toka arën në Tepelenë mua të më marrin të më fusin në burg dhe të mos shkoj në shtëpi në Greqi, por nuk është ndarë. Në vitin 2006 ka kaluar vetëm komisioni i ullinjve.

Eni Çobani: Ju pretendoni se në numrin e pasurisë 228, i cili është dhe objekti i konflikt tuaj, që sot e gëzon Luftar. Ne e kemi thirru për të qenë pjesë e e ndërmjetësimit por ai nuk ka pranuar. Ne i bëjmë thirrje publike për të folu me të. Luftari është në lidhje gjaku me Namikun dhe është daja i tij. Ku banon Luftar?

Liliana: Në këtë vend janë tre shtëpi, Luftari i e ka shtëpinë i pari, në mes Arseniu, më poshtë jemi ne. Thuhet dhe në letra që janë marrë nga kadastra e Tepelenës  që konflikti është tek numri 148/9 ku kjo është tokë pyll.

Eni Çobani: Për çfarë të është dashur të heqësh dorë nga kjo pronë, pasi ju jeni pesë person. Nëse keni hequr dorë ju, nuk kanë hequr dorë 4 të tjerë. Dhe deklarata juaj ëhstë e pavlefshme. Pse keni hequr dorë ju ?

Namiku: Nuk jam unë pronari, jemi 5 pjesëtarë të tjerë. Nuk e di, di të them që kjo është e planifikuar.

Eni Çobani: Ky është problem shumë i madh dhe dua të kuptoj mekanizmin. Pasuria është e të 5-ve.

Liliana akuzon bashkëshortin për firmën dhe ka marrëdhënia e tyre ka marrë fund dy vite më parë dhe e kam lënë për hatër të fëmijëve, Ai nuk më  punë në familje time, ti kë marë Arbenin më qafë dhe mua. Po nuk zgjidhe problemin që ke bërë për mua ka marë fund çdo gjë.

Luftari në lidhje telefonike.

Eni Çobani: Jemi në një seancë ndërmjetësimi mes Lilanës dhe Namikut Muska ku ka lindur një konflikt në familje për shkak të gjyqeve që ju po zhvilloni për një pasur me numrin 81228, e cila sot rezulton e regjistruar në emrin tuaj me emërtimin ullishte. Zoti, Luftar edhe pse unë ju kam kërkuar që të jeni pjesë e kësaj seance ju nuk keni pranuar. Ju jeni daja i zotit Namik. Zoti, Luftar mund të na tregoni si ka kaluar kjo pasuria nga Hasan Muska që është kunati juaj në emrin tuaj?

Luftari: Në vitin 2006 është krijuar një komision nga Komuna, Kadastra, Hipoteka  dhe nuk bëhet pjesë për sipërfaqe toke por për ullishte që ai nuk e ka pasur asnjëherë.

Eni Çobani: Si në vitin 2006 ju jeni bërë me një pronë që në ’91 ishte arë. Si u kapërcye nga arë u bë ullishte?

Luftari: Nuk bëhet fjalë për këtë që thoni ju. Ai e ka atë pjesë që thotë ai. Gjykatat nuk janë naive.

Eni Çobani: Tani përsa i përket gjykatës  i kemi këtu vendimet dhe do e shohim se ccfarë kanë thënë gjykatat. Më mirë se e zgjidhim së bashku nuk e zgjidhnin gjykatat, prandaj janë ndërmjetësimet. Unë dua të di si ka mundësi që  ju në vitin 2006 pretendoni se jeni bërë pronar i një prone që është arë në vitin ’91?

Luftari: Mos i ngatërroni se ai e ka atë të ’91. Aty ka qenë një fshat, një listë tapi…

Eni Çobani: Ju keni dy aktmarrje toke dhe kjo është shumë rëndë, një në ’91 dhe një në 2006. Kjo ka dalë nga gjykata.  Dhe ky fakt është shumë i rëndë.

Luftari: Ajo e 2016 nuk është tokë, është marrë ullishte.

Eni Çobani: Çfarë numri ka ajo ullishta, mund të ma thoni?

Luftari: Ju e keni aty, pse duhet t’ja u them unë. Aty ka qenë një, komisioni një topograf

Eni Çobani: Zotoi Luftar, 228 deri në vitin 206 që ju ka kaluar juve ka qenë në emër të zotit Hasan Muska me emërtesën tokë arë. Si ka mundësi kaloi dhe u bë ullishte. Të lutem më sqaro. Pse nuk ekziston emrin i këtyre qytetarëve ne fshatin Vasjar?

Luftari: Aty ka qenë komisionin, nuk e ndava unë. Unë nuk ka qenë fare këtu.

Lilana: Ka pasur komision kadastral dhe me kanë vënë 5 metra përpara shtëpisë ku ka ardhur zotëria në fjalë. Ka ndërruar komplet numrat kadastral.

Eni Çobani: Numri 231është vendosur 5 metra përpara portës së zonjës, zoti Luftar juve dini gjë?

Luftari: Unë nuk kam qenë farë aty, kam qenë në Greqi kur janë bërë këto ndarjet. 

Eni Çobani: Pyetja ime e fundit është, meqenëse ju referuat vendimet të gjykatës. Gjykata ka evidentuar që pretendimi i palës suaj përsa i përket familjes bujqësore me kryefamiljar Luftar Muhameti ka të vendosura vula të komunës të cilat përbëjnë shkak për pavërtetësinë dhe falsitetin e këtij akti. Juve dini gjë? A është i vërtetë ky akt?

Luftari: Asnjëherë nuk bën vaki, se nuk jam i asaj rruge unë. 

Liliana: Unë besoj se ky e ka bërë me qëllim me dajon këtë gjë? Pse u ngrite ti nga Greqia dhe shkove me dajën tënd atje.

Në studio telefonon topografi Agim Alikaj i cili tregon se nuk kam qenë në Shqipëri, por jashtë shteti, kur janë ndarë. Sipas tij në 2004 janë bërë matjet e ullinjve që ishin ndarë në ‘91.

E pyetur nga zonja Çobani se çfarë është arë apo ullishte, Alikaj tha se ajo ajo është ullishte në mënyrë masive.
Topografi Alikaj tha se ka qenë në matjet e tokës që janë bërë në vitin 2006.

Eni Çobani i është drejtuar topografit nëse ai e ka parë certifikatën e pronësisë, pasi Gjykata ka thënë se është e falsifikuar, por ai është shkëputur nga linja telefonike.

Faktet janë të qarta, flasim për një numër pasurie rreth të cilët zotëritë kanë marrë që në vitin ’91 si familje bujqësore. Namiku pretendon se ja kanë marrë firmën në mënyrë të pavullnetshme.  Në momenti që është firmosur vetëm nga njëri nga bashkëpronarët është i pavlefshëm dhe unë nuk e di si e ka marrë në shqyrtim Gjykata si shkalla e parë ashtu dhe Apeli.

Të tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit kanë lënë në fuqi vendimin dhe kanë hapur hetimin e kësaj çështje, kanë marrë një topograf dhe kanë bëri rimatje. Ata kanë thënë se ka dy aktmarrje në emër të zotit Luftar dhe vula e komunës është e flasifikuar. Por gabim ii palëve është se nuk kanë ngritur pretendim për flasifikim, por kanë ngritur pretendimin për njohje bashkëpronar.

Eni Çobani ju drejtua Lilianës, pasi ajo është më e përfshira. A keni hapur gjyq për ta nxjerrë këtë deklaratë të pavlefshme?

Liliana: Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit ka hedhur poshtë. Familja jonë është çregjistruar. Si ka mundësi që vetëm familja jonë u çregjistruar si familja dhe ja ka kaluar Luftar Muhametit.

Zonja Eni kam dy vite që bredh rrugëve, dhe fëmijët e mi po rrinë rrugëve sepse babai i tyre bredh gjyqeve dhe rrugëve .Më ka shkatërruar familje, kam hequr të dy fëmijët nga shkolla. Unë do iki vetëm në Greqi sot.

E pyetur nga zonja Eni se çfarë do bëhet me Namikun, Liliana tha se ai nuk ka vend në shtëpi nëse nuk zgjidh problemin.

Namiku: Do me ndash për një dynym tokë t’i mua? Unë e kam dajo. Ta gëzojë daja, ta ketë hallall.

Eni Çobani: Nuk flitet kështu, tani po e tregon ti, këtë mendim, se po e thua në fund të seancës. Tregoji të vërtetën Lilianës. Fjala që sapo the, daja ta marrë dhe ta gëzojë është shumë e rëndë.

Liliana: Unë kam besim vetëm tek ju zonja Eni.

Eni Çobani: Unë do bëj punë time dhe do i shkoj deri në fund. Por duhet të bëj një thirrje që zyrat vendore të bëjnë riverifikimin e kësaj pronë me këtë numër. Është detyrë e zyrave vendore dhe topografit që të bëjnë një takim me ju. Unë ju garantoj vetëm diccka. Nëse prona është ndarë në vitin ’91 ajo pronë është paguar nga ju deri në momentin që nuk e di si i është kaluar zotit Luftar, pasi nuk e kam kuptuar nga asnjë dokument. Toka është e bashkëpronësisë së zotit Hasan Muska. Që të më bindim mua që kjo nuk është e Hasanit duhet të më sjellin një dokument të cilit duhet të më vërtetojnë si e kanë kaluar nga Hasani tek Luftari.

Liliana: Që kur ka hequr Namiku dorë, pas 7 ditësh është plotësuar me certifikatë Luftari.

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë dhe të gjitha këto që the duhet të kalojnë në një verifikimin. Si do ta zgjidhim me zotin Namik, sepse nuk mund ta lesh burrin për një dynym tokë. Tokën në Vasjar e ke, burrin dhe mund të ta marrin nëse e le.

Liliana: Unë dua që të zgjidhet problemi, nëse nuk zgjidhet nuk ka vend në familjen time.

Zonja Liliana tha se nëse bashkëshorti i saj nuk zgjidh problemin, nuk mund ta pranojë në shtëpi dhe ai mund të shkojë kur të dojë. Publiku në studio votoi pro Lilianës dhe e mbështeti atë. /tvklan.al

Share:
Reklama juaj