Home KRYESORE Horoskopi, 05 dhjetor 2017

Horoskopi, 05 dhjetor 2017

Dashi

Vetëm “hundën” të fusë Afërdita në shenjën tuaj dhe ju të ndjeni një gjendje shpirtërore të kthjellët, dhe shumë pasionante në dashuri. Nga ana tjetër Marsi ju bën paksa oportunistë.

Demi

Edhe pse humori juaj nuk është ai i zakonshmi, për shkak të një Saturni negativ në shenjë, “sponsori: juaj sot do të jetë Mërkuri, që do të bëjë të tregoheni shumë aktivë atëherë kur duhet.

Binjakët

Janë një seri planetësh, me Mërkurin në krye, të cilët ju mbështetin dhe do të lehtësojnë punën tuaj, sidomos në fushën profesionale dhe në atë financiare. Hëna sjell melankoli.

Gaforrja

Në përgjithësi, për ju që i përkisni kësaj shenje, yjet nuk “thonë” ndonjë gjë të re, prandaj pritet një dite relativisht e qetë. Vetëm Afërdita sjell një fllad të lehtë dashurie.

Luani

Pozicioni aktual i Afërditës për ju, është pikërisht ai që ju duhet, sepse keni nevojë për mbështetjen e saj për të paraqitur shpirtin e për t’i dhënë fund grindjeve me partnerin.

Virgjëresha

Kontrasti i Jupiterit dhe Plutonit nga njëra anë dhe Marsit e Saturnit, të cilët edhe ju favorizojnë, nga ana tjetër, bën që për momentin rrugët tuaja të duken disi të bllokuara.

Peshorja

Eshtë Mërkuri në shenjë që sot do t’ju ndihmojë të jeni më të organizuar në mënyrë që të dini sesi t’u bëni ballë impenjimeve tuaja të shumta. Kujdes raportet ndërpersonale.

Akrepi

Me një Mars kaq agresiv në shenjë, të biesh dakord jo më me partnerët, por edhe me ata që i konsideroni më të afërtit është një punë e vështirë. Kjo vlen edhe ne planin sentimental.

Shigjetari

Ndikimit të fuqishëm të Uranit, sot i bashkohet edhe Jupiteri, prandaj edhe forca juaj e vullnetit dhe karakterit do të jenë në pikën maksimale. Përftitoni të arrini tani edhe objektivat më të mëdha.

Bricjapi

Edhe pse ndikimi i Afërditës në shenjë mund të sjellë pak dobësi e plogështi, asnjë problem sepse janë Marsi dhe saturni atë që do t’ju elektrizojnë. Intensiv edhe erosi juaj.

Ujori

Edhe për ju sot pritet një ditë mjaft e bukur, pasi do të jeni nën dritën e Afërditës së “ëmbël” dhe Marsit “të zjarrtë” të cilët ju mbështesin në planin sentimental e atë profesional.

Peshqit

Eshtë më mirë për ju që sot do të jeni në ndikimin e mërkurit, pasi ai stimulon ide të reja dhe produktive.Mundohuni të kontrolloni më shumë veten, pasi hëna ju bën disi konfuzë.

Share: