Home KRYESORE Ja kush i bashkohet së fundi thirrjes së opozitës për protestë

Ja kush i bashkohet së fundi thirrjes së opozitës për protestë

Përmes një deklarate për mediat Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë te Shqipërisë ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin ditën e hënë në protestë, dhe të mos lejojnë këtë qeveri që të rikthejë sërish regjimin e diktaturës.

Ja deklarata e plotë:

Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë te Shqipërisë

Thirrje

Bashkë kundër rivendosjes se diktaturës

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë u bën thirrje te gjithë te përndjekurve te komunizmit dhe gjithë shqiptareve qe duan e besojnë ende te liria e demokracia t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita politike ditën e hënë në 09.30 para Kuvendit te Shqipërisë .

Ne te përndjekurit politikë antikomunistë e dimë me mire se kushdo tjetër se çfarë do të thotë rikthimi i diktaturës pasi pasojat e saje me shume se çdo shqiptar tjetër i kemi provuar ne shpinën tone për 50 vite te pushtetit diktatorial te etërve politik ,juridik e gjenetike te bijve që po tentojnë të bëjnë sot të njëjtën gjë. Ne e dimë mirë se vënia nen kontroll politik të qeverise së institucioneve kushtetuese ,sidomos drejtësisë është akti kryesor i vendosjes se një diktature dhe Prokurori i Përgjithshëm që qeveria kërkon ta emëroje ne shkelje te Kushtetutës është pa dyshim një i tillë.

Sot Shqipëria me shume se kurrë ne 27 vite post komuniste ndodhet ne prag te kthimit de jure të diktaturës . Ne mënyre te përsëritur qeveria po demonstron çdo ditë se po kthen diktaturën komuniste de fakto dhe de jure . Sot ne krye të Kuvendit, që po realizon puçin kushtetues te kapjes politike te kreut te akuzës shqiptare, është një ish drejtues i larte i diktaturës, shefi i policisë kriminale sekrete të sajë Sigurimi i Shtetit qe ishte ne fakt edhe akti i pare, de fakto,qe paralajmëroi përpjekjet e qeverise për rikthimin e diktaturës ndërkohe që parlamenti qeveria, administratat , drejtësi etje janë te mbushura me autorë të krimeve të komunizmit e pinjollë gjenetike e politike të tyre .

Raporti me lirinë dhe drejtësinë është ai që përcakton formën e regjimit dhe qeverisjes dhe ky raport i qeverise dhe shumicës aktuale parlamentare qartësisht nuk ka lidhje me lirinë demokracinë e shtetin ligjor.

Ne te përndjekurit politike antikomuniste si pjesa e kombit qe e kuptoi dhe reagoi deri ne sakrifice ndaj diktaturës komuniste te etërve qe nga fillimi i sajë në vitin 1944 kemi aftësinë dhe kurajën ta kuptoje e ta kundërshtoje edhe diktaturën e re qe po tentojnë te rikthejnë bijtë ,prandaj do te jemi te gjithë në proteste te hënën dhe ne çdo përpjekje tjetër për te ndaluar rikthimin e diktaturës .

Ne antikomunistët e përndjekur politikë i bëjmë thirrje kreut te PD z. Basha dhe krejt opozitës, te jenë serioz dhe e besueshëm në protestën e thirrur prej tyre dhe përpjekjeve të tjera për garantimin e demokracisë dhe shtetit ligjor te kërcënuar seriozisht nga veprimet antikushtetuese e antidemokratike te qeverisë.

Ne si gjithmonë , do jemi në krye te përpjekjeve për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë dhe për këtë kemi dhënë prova deri ne vetëmohim por do të konsiderojmë tradhti e thikë mbas shpine çdo veprim ,kompromis apo tërheqje të opozitës në dëm te lirisë ,demokracisë e shtetit ligjor . Mbrojtja e lirisë dhe demokracisë është një mision me të cilin nuk mund te behet asnjë kompromis sido dhe ngado qe te vijë ai .

Të bindur që antikomunistet e përndjekur politikë do te jene masivisht pjesë e protestës ,ditën e hënë u bëjmë thirrje te gjithë shqiptareve normale të bashkohen me ne nën moton : Jo rikthimit te diktaturës.

Kryetari

Nebil Çika

Tiranë me 16.12,2017

Share: