Home KRYESORE Jashtë Shkollave Shqipe të Luginës, ka mësime terroriste islamike të Serbisë!

Jashtë Shkollave Shqipe të Luginës, ka mësime terroriste islamike të Serbisë!

0

Në  vazhdimësi kam  reaguar, jo vetëm unë (personalisht), por edhe   gjithë  vëllezërit  dhe motrat  e mia( deri edhe në konfrontim  fizik, kundër disa “mësuesve” gjegjësisht  hoxhallarëve të Serbisë që  ia   mësonin nxënësëve islamin talebanist-terrorist-vehabist)!

Këta  hoxhallarë,  që gjatë  Luftës  së UÇPMB-së, luanin rolin e:

  1. Informatorit- spiunëve për forcat  serbe ( informata  për numrin, pozicionet tona; informata  për  Luftëtarë  tonë të  dalluar-shumë  të pakët  nga  ushtarët   tonë  dyshonin  se  të tillët janë  spijunë; etj);
  2. Rrolin e propaganduesit kundër UÇPMB-së( duke na  quajtur neve  Ushtarëve të UÇPMB-së, si: alkoholist;  kriminelë; hajdutër e  deri hajdutër të pulave; të çmendur  që kishim kapur  armën  kundër  Serbisë e  cila  ishte  tepër  shumë e  fuqishme  sipas tyre, e që  për  1 orë  do mund të  na hedhte-UÇPMB-në  me “kaqusha” në  Gjilan);
  • Rrolin e sabotatorëve dhe diversionistëve( duke mbyllur dyertë  e shtëpive dhe  oborreve të tyre  dhe  të  bësimtarëve  të pakët  që i ndjeknin këshillat  e tyre; duke  vendosur  pengesa të  qëllimshme   nëpër monopate-rrugica; duke thirru  popullatën  tonë  që mos  të  na  bashkohej; identifikimin e  Luftarëve  tonë  para  botës  Perëndimore  si  muxhahedin  islamik-sidomos  përmes  disa  ushtarëve  tonë  që  nuk  Luftonin për Atdhe, por  për allah; duke  mallku Luftën  Tonë  për Liri; vjedhjen  e  armëve  tonë apo fshehjen e  tyre si dhe  pastaj edhe dorëzimin e tyre   forcave  të Serbisë; dhënijen    e dezinformatave  për  forcat tona të UÇPMB-së; mos dhënije   të  ndihmës, ushqimit  dhe  financimit të Luftës  për Liri; mosangazhim si ushtar  e  as  në  ndihmë të popullatës  civile, madje   duke  lënë  edhe  ritet  fetare për kufomat  e  civilëve dhe ushtarëve  tonë;  nxitje për  dezertim të   disa  ushtarëve  tonë, që ishin të  varur nga   predikimet  e tyre; e deri  në tradhëtinë  e një  Komandanti  ndër më të  njohurit në Luginë  të Preshevës; etj);

Menjëherë  pas Luftës së UÇPMB-së, Serbia i “nderoi” dhe ngarkoi me  punë tjetër shërbëtorët  e saj( hoxhallërët-agjentët islamik të Serbisë), që  ishin disa  dhjetra   hoxhallarë. Pas  Luftës  së UÇPMB-së luajnë  rrolin  e:

  1. Identifikimin e Luftës së UÇPMB-së si luftë  islamike e jo  si Luftë Çlirimtare  Shqipëtare( sidomos pas vitit 2003, në vazhdimësi  të gjitha  tubimet  përkujtimore   për  Dëshmorët e  rënë,  bëhen  më  elemente  islamike, siç ndodhë  sidomos në Tubimin  Përkujtimorë në  Gurishte  të  vendlindjes time- fshatin Rahovicë  të komunës së Preshevës);
  2. Lëndën fetare në Shkollat  Shqipe(   që jepet nga  “mësues”-Agjentë Islamik të Serbisë;  lënda  e përpiluar nga  Shërbimet  Sekrete Serbe; lavdërohet  islami   taleban-vehabist-terrorist; lavdërohet  Turqia dhe i mësohet nxënësve që  kombi e  flamuri  turk është  i tyre; Kombi dhe Flamuri  Shqipëtar përbuzen; Heronjët tonë përbuzen dhe   tentohen  të identifikohen  si  muxhahedin- pra terrorist  islamik; Gjergj Kastrioti,  Idriz Serferi, Nëna Terezë fyhen duke i identifiku si  “qafirë”; u mësohet dhe lavdërohen  terroristët islamik dhe organizatat  terroriste  islamike  si Al Kaida, Osama  Bin  Laden,  Al  Bagdadi, ISIS-i, Al Nusra;  i shpërlahet  truri  për  xhihad  islamik, sidomos  kundër  SHBA-së, pasiqë  është  armiku kryesorë i Serbisë; etj);
  3. Asimilimin dhe shkombëtarizimin e  Shqipëtarëve  në Luginë të Preshevës përmes  hoxhallarëve (si përmes dy Bashkësive  Islamike  të Luginës së Preshevës, si  ajo e  varësuar  nga  Novi Pazari, ashtu edhe ajo  gjoja e  varur nga  Bashkësia Islame  e Kosovës),  mësuesve, politikanëve lokal etj  shërbëtorë të Serbisë. Shqipëtarët  e Luginës tentojnë t’i bëjnë  boshnjak, turq, musliman  serbë, apo së paku  t’ia  ulin  vetëdijen  Kombëtare dhe t’ia  shtojnë ndjenjën  fetare ekstreme islamike-talebane-vehabiste-terroriste!
  • Veprimin kundër Interesave  Kombëtare  Shqipëtare, kundër Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Së fundmi, një prej bazave që  Serbia përhapi  islamin taleban-terrorist  në  Republikë  të Kosovës ( i dirigjuar nga  Shërbimet  sekrete  serbe), është edhe përmes Luginës së Preshevës( me  bazë në  Bujanoc dhe tjetra në  fshatin Rahovicë  të  komunës së Preshevës). Që  për  rrjedhojë është  instaluar  në  Republikë të Kosovës,  strukturë  e organizuar  përmes kanaleve të dirigjuara nga  Serbia( përmes  Novi Pazarit në drejtim të Mitrovicës;  përmes  Shkupit në drejtim të Kaçanikut;  përmes  Luginës së Preshevës në drejtim të  Gjilanit dhe  Ferizajit)!

Institucionet  e  Republikës së Kosovës dhe të  Shtetit  Amë( Republikës së Shqipërisë) mbajnë  një pjesë të përgjegjësisë, që duhet të  ushtrojnë   ndikimin e  tyre, që   të  ndërprehet-ndalohet:

  1. instrumentalizimi i islamit në  Luginë të  Preshevës  për  qëllime të Serbisë;
  2. ndalimi i mësimeve fetare islamike talebane-terroriste nëpër  Shkolla Shqipe sipas   përpilimit të  Shërbimeve  Sekrete  të Serbisë;
  3. Hoxhallarët të  varësohen dhe korrektohen  nga  Republika e  Shqipërisë dhe e Kosovës, e jo nga  e  Novi Pazarit( prej nga  Serbia,  përpjeket dhe   kryen  boshnjakëzimin, turqizimin, kthimin në  musliman  serbë,  apo së paku  në  uljen e  ndjenjës  Kombëtare  Shqipëtare duke  shtuar  ndjenjën  fetare islamike talebane-terroriste!).

Instrumentalizimi i tillë,  rrezikon  Sigurinë Kombëtare  Shqipëtare dhe të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë( siç tashmë  jemi dëshmitarë për  qindra terrorist   islamik trushpërlarë nga  Agjentët Islamik të Serbisë,  që shkuan në Siri, që tentuan dhe kryen  akte terroriste  kundër  Vendit tonë dhe  Aleatëve tonë- sidomos kundër SHBA-së)!

Më mirë  sot, se nesër bëhet  vonë!

Share:
Reklama juaj