Home KRYESORE Jeruzalemi, Kryemadhi: Duhet të kishim marrë mendimin e SHBA

Jeruzalemi, Kryemadhi: Duhet të kishim marrë mendimin e SHBA

Në lidhje me votën kundër SHBA të Shqipërisë në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit ka reaguar kryetarja e LSI Monika Kryemadjhi, e cila shkruan se, “Asnjë marrëdhënie dhe asnjë raport i Shqipërisë nuk mund të krahasohet me atë me Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat kanë shënjuar momentet më kritike në historinë e popullit tonë dhe ku përjetësisht Amerika ka qenë në anën e Shqipërisë”.

Gjithashtu Kryemadhi shkruan se, “ashtu sikur se kemi ndarë shqetësimet tona më madhore duhet ta ndanim edhe këtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të kishim patjetër edhe mendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Statusi në Facebook i Monika Kryemadhit

Asnjë marrëdhënie dhe asnjë raport i Shqipërisë nuk mund të krahasohet me atë me Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat kanë shënjuar momentet më kritike në historinë e popullit tonë dhe ku përjetësisht Amerika ka qenë në anën e Shqipërisë.

E tillë ka qenë Amerika që në kohën kur mbrojti integritetin e kufijve të Shqipërisë, kur mbështeti shembjen e komunizmit, kur nxori Shqipërinë nga kriza e tmerrshme e vitit 97, kur ishte SHBA që anëtarësuan Shqipërinë në NATO, kur ishte SHBA pashaporta e Shqipërisë edhe për Integrimin Europian dhe kur SHBA udhëhoqi një nga arritjet më madhore në historinë e të gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen, duke i dhënë pavarësinë Kosovës e duke e shpëtuar nga kthetrat e genocidit Serb.

Ndaj vendimi për Amerikën s’ka për të qenë kurrë vendimi i një qeverie por përgjegjësi e mbarë shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Pasi kjo maredhenie është një realitet dhe një trashëgimi e pacmueshme.

Trajtimi i votimit në OKB për Jerusalemin duhet të ishte pa as më të voglin diskutim një vendim i të gjithë shqiptarëve dhe ashtu sikur se kemi ndarë shqetësimet tona më madhore duhet ta ndanim edhe këtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të kishim patjetër edhe mendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një vendim vetëm i Ramës është thjesht dhe vetëm krijimi i një paqartësie të madhe, krijim i raportit të dyshimtë dhe ushtrim i njëanshëm i një përgjegjësie, që nuk është ase Kryeministrit dhe e asnjë ministri pasi marrëdhënia me Amerikën do të jetë madhore,strategjike dhe e patjetërsueshme cilido qoftë kryeministri, ministri apo pushtetari i radhës.

Share: