Home KRYESORE Kartolina e Kryeministrit për Vitin e Ri, Komentuesit: Ia ke kaluar Enver...

Kartolina e Kryeministrit për Vitin e Ri, Komentuesit: Ia ke kaluar Enver Hoxhës për propagandë!

0

Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët në facebook për festën e ndërrimit të viteve. Mëngjesin e 31 Dhjetorit ai publikoi në facebook pamje festive nga qyteti i Vlorës, aty ku është zgjedhur vetë deputet dhe shkroi: “Mirëmëngjes me këto pamje të Vlorës së rilindur dhe të zbukuruar për festat e fundvitit, ju uroj një të dielë të qetë dhe sa më festive këtë ditë të fundit të vitit”. Komentet që vijnë pas këtij postimi nuk janë ato që do dëshironte Rama në një ditë festive. Qytetarët i shkruajnë se “po ia kalon edhe Enver Hoxhës për propagandë”. Të tjerë i thonë se Shqipëria nuk është vetem Vlora, duke i kujtuar që të postojë edhe ndonjë foto nga Bulqiza apo nga Gramshi. Po kështu, varfëria, rrugët e banesat që përmbyten çdo vit, janë ndër shqetësimet e tyre.

Më poshtë komentet në facebook-un e Edi Ramës

Pellumb Aderi Lere rilindjen fantastike, lere ketë dreqi, propagande boshe, komuniste,,,,! Populli do uli, do te haje, nuk do prof ka gjith kjo pasuri, gjith kjo naft, fut pak para ne buxhet, jo ne xhep, te oligarkeve! Shtetin filloje nga sipër, nga shokët tuaj politik, te 27 viteve, e zbrit me poshtë, ministra, drejtore, pastaj tek, punëtore!! Shtëpia fillon se ndërtuari nga poshtë, nga themeli, shteti mbahet nga sipër,! Por nuk ngulet thika tek vetja, se dhembe e shkreta!

Shpresa Lekursi zoti Rama Sot jam me e trishtuar se kurre Dogana na ktheu mbrapsht ndihmat humanitare te mbledhura nga familje Kosovare per familjet nen nevoje ne Lushnje e Fier Cti besh ! Nuk ishte e then te gezonin edhe ata

Xhumelina Dervishi Po leri shfaqjet, se gjysma iken ne azil e gjysmen i solle deri ne Tirane me kembe per te marre leket e veta!

Kastriot Pengili Po perbytjet u harruan.Ata na trego z.k/minister,jo perralla me mbret.U demshperplyen ata njerez,apo ashtu si dhe vitin e kaluar. Stambolli digjet,dhe ….. krihet.

Edison Lepuri Ty Te lumte zoti rama per cfar ke ber …por shqiperia seshte vetem qendra e qytetit ka dhe qoshe qyteti ka dhe fshatra Te cilet kan nevoj per rrug …edhe NE NE gramsh kemi nje kryetare bashkie qe nuk ka ber asnje lloj investimi NE kete qytet …ju lutem ktheheni njeher koken dhe NE gramsh …

Albania Alb Fierin isha para nji jave ëell done 😎 mbaro qendrat qytet kalo dhe pak periferi se do kesh vota me shumë.

Elvis Kosturi Pse nuk i more dhe ata te perpunimit te naftes ne video duke mbajte rradhen ke bankomatet e bankes, meri meri dhe ato se i behet qefi dhe nuk protestojne me per nja 10 vjet.

/Opinion.al

Share:
Reklama juaj