Home KRYESORE Katër vende mesdhetare nënshkruajnë marrëveshjen për një tubacion të madh të gazit...

Katër vende mesdhetare nënshkruajnë marrëveshjen për një tubacion të madh të gazit natyror nën det

Përgatitur nga Diana Skrapari

Qiproja, Greqia, Izraeli dhe Italia të martën nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e tubacionit më të gjatë nën det të gazit natyror në botë për të furnizuar Evropën. “Projekti do të sigurojë një rrugë direkte të eksportit afatgjatë nga Izraeli dhe Qipro në Greqi, Itali dhe tregje të tjera evropiane”, sipas një deklarate të përbashkët. Kështu do të “forcohet siguria e furnizimit (me gaz) të Bashkimit Evropian”, shton ajo.

Sipas deklaratës, të katër vendet do të bashkojnë burimet për studime, ndërtim dhe operim të këtij projekti ambicioz. Me një gjatësi prej rreth 2.000 km dhe një kosto prej rreth pesë miliardë euro, ky tubacion do të sjellë gazin e zbuluar kohët e fundit në bregdetin qipriot dhe izraelit në Evropë, duke reduktuar varësinë e kontinentit në lidhje me energjinë ruse.

Do të ketë një kapacitet vjetor prej rreth 0.3 deri 0.45 miliardë m3, dhe mund të përfundojë deri në vitin 2025.Ajo do të lidhë fushën Leviatan, në brigjet izraelite,me atë të Afërditës, në bregdetin e Qipros, me Kretën, Greqinë dhe Italinë.Ministri i energjisë Qiprote George Lakkotrypis, homologu i tij izraelit i tij Yuval Steinitz dhe ministri grek i Ekonomisë dhe Zhvillimit Jorgos Stathakis morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, ashtu si dhe ambasadori i Italisë në Qipro, Andrea Cavallari.

“Sot ne kemi arritur në një fazë të rëndësishme (…) e cila thekson përkushtimin politik të katër vendeve për të vazhduar këtë projekt”, tha z Lakkotrypis.”Ne e konsiderojmë se e gjitha kjo është një shtyllë shumë e rëndësishme për atë që ne e quajmë korridori i gazit natyror në Mesdheun Lindor drejt Bashkimit Evropian,” shtoi ai.Në qershor të vitit 2017, Steinitz tha se tubacioni  nën det do të ishte “më i gjati dhe më i thelli në botë”. Izraeli ka zbuluar vitet e fundit fusha të mëdha me gaz natyror, duke përfshirë atë të Leviatanit, shfrytëzimi i së cilës do të fillojë në vitin 2019. Në brigjet e Qipros, një depozitë është shpallur komercialisht e qëndrueshme: Afërdita, e cila përmban rreth 127 miliard m3 gazi./Perqasje.com

Share: