Home KRYESORE Kërcënimi i Tahirit: Ka përgjime për të gjithë, prandaj…

Kërcënimi i Tahirit: Ka përgjime për të gjithë, prandaj…

Ish-ministri Tahiri, as nuk dorëzohet dhe as nuk ka pse të dorëzohet. Teoria e “kokës së turkut”, duket se nuk funksionon për të dhe ai, ashtu si edhe ka deklaruar, ka vendosur të luftojë deri në pikën e fundit për këtë.

Burime të 360grade.al, janë informuar se Saimir Tahiri, përmes avokatëve të tij dhe jo vetëm, ka dërguar mesazhe të qarta, te shumica e aktorëve më të rëndësishëm politikë në vend, se ai, si ish-Ministër i Brendshëm, ka grumbulluar në arkivin e tij personal, shumë përgjime, kryesisht ambientale dhe jo vetëm.
Për arësye të detyrës, Tahiri ka patur një akses të privilegjuar në këtë fushë, përveç faktit, si edhe pohojnë burimet, që ai ka patur një kujdes të veçantë, madje dhe pasion, për të skeduar gjithshka.

Dhe në këtë fushë, duket se Saimiri, ka ca karamele të hidhura për të gjithë, të cilat nuk ka nguruar të shpërndajë kopje tek sulmuesit e tij më të ashpër, qoftë në brendësi te Ps, qoftë edhe jashtë saj, pohon burimi për 360grade.al.

Në të njejtën linjë, ai është treguar i vëmendshëm dhe largpamës, sidomos për të qenë i kompletuar, edhe në grumbullimin dhe klasifikimin e të dhënave “pikante” dhe shumë djegëse, për të afërmit e figurave më të rëndësishme Vip, nënvizon burimi, pa marrë parasysh në brendësi të forcës së vet politike dhe të forcave politike kundërshtare.

Kështu pra: “Tahiri është gati për luftë, nëse i kërkohet një gjë e tillë, si një alternativë e pashmangshme…”, bën me dije burimi eskluziv për 360grade.al, dhe duket se kjo ka funksionuar, përtej llafeve të përgjithshme në publik kundër tij./360grade.al/

Share: