Home KRYESORE Koha… nga Mevi Rafuna

Koha… nga Mevi Rafuna

Koha qetësisht na ndanë
e ti pa dashur
ke për t’më harru.
Sikur të gjithë njerëzit
edhe ne do shkrihemi lehtas.
Herë herë përmes lotëve
do takohemi
në ëndrrat e shkuara
të cilat nuk mund t’i kapim më.
Ndonëse një fjalë kemi
me e shkrujt diku
“sa fragjil jemi”
humbasim në ndjenja
me shpresën që ta
kapërcejmë misterin
shkrihemi
në asgjësi.

Share: