Home KRYESORE Kontribut statistikor … Nga...

Kontribut statistikor … Nga Wislawa Szymborska

0

Përktheu  Elona Caslli

 

Në njëqind veta
ata që dinë më shumë se të tjerët

52

 

të pasigurt në çdo hap që hedhin

e gjithë pjesa tjetër

 

të gatshëm për të të ndihmuar
për një kohë të shkurtër

49

 

gjithmonë të mirë
sepse nuk mund të bëjnë ndryshe

4 ndoshta 5

 

të prirur për të admiruar pa zili

18

 

qënie të gjalla me frikën e vazhdueshme
nga dikush apo nga diçka

77

 

të talentuar për të qenë të lumtur

maksimumi 20

 

të parrezikshëm kur janë vetëm dhe barbarë kur ndodhen në turmë

më shumë se gjysma

 

mizorë në rrethana të caktuara

më mirë mos ta dish
as përafërsisht

 

atyre që u vijnë mendtë me vonesë

pak a shumë sa ata
që kur u vijnë mendtë s’ua hanë as qentë

 

ata që nga jeta marrin vetëm plaçka

40
edhe pse do të doja ta kisha gabim

 

të palosur, me dhembje
dhe pa elektrik dore në errësirë

83
herët ose vonë

 

Të denjë për dhembshuri
99

 

Vdekatarë

100
Kjo shifër , tani për tani , nuk ndryshon 

 

 

Share: