Home KRYESORE Kthim në Betlehem Nga Dr. Diana Skrapari

Kthim në Betlehem Nga Dr. Diana Skrapari

Marrë nga libri im “Quo vadis monde? Bribes de vie…Morceaux d’espoir…) botuar nga Shtëpia Botuese Franceze Edilivre

Versioni francez

Duhet të vdesim për tu ringjallur. Duhet të takojmë errësirën e natës për të takuar agimin.Duhet të jetojmë, dhe ti mbijetojmë të këqijave të kësaj bote, sepse ajo ka kryer krimin më të rëndë; ajo ka kryqëzuar një të pafajshëm. Duhet të dimë, duhet të njohim dhe mos ti lëmë të tjerët të thyejnë krahët tona të brishta të ëndërrimtarit.Ai që ekziston,është ai që di, sepse gjëja më e rëndësishme është të dish dhe është më e rëndësishme të jesh sesa të kesh.Ai që është, është ai që di. Ai e di të vërtetën që do të godasi këtë botë të verbër që do të zgjohet papritur.Ai do ta cojë në fëmijërinë e tij të lumtur, kur ai vraponte i lirë  fushave të Betlehemit dhe shpirti i tij fluturonte për tu bashkuar me erën.Ai do të shkoj në Betlehem dhe nën hijen e pemës së ullirit, do të fillojë të predikojë për këtë botë të mbetur nën errësirë. Mosmirënjohësi më i madh është ai që e ka mohuar Krijuesin e tij me veprimet e tij, me anë të fjalëve të tij, me zemrën e tij.

Kush është udhëheqësi yt, moj botë? Kush e bëri fytyrën tënde kaq të shëmtuar? Luftërat, uria, vuajtja? Ky ishte premtimi që ti i dhe Zotit tënd? Është kjo shtëpia, kjo foleja e ngrohtë që doje të ndërtoje për të gjithë banorët e tokës, por egoizmi yt ishte aq i madh që filluat të gërrmoni edhe brenda në tokë, por egoizmi juaj ishte i atillë që filluat të shkatërronit çdo gjë të bukur.Por  Ai ka vendosur të kthehet në Betlehem … A e dini pse? Sepse kjo botë është një orë e prishur dhe ajo ka nevojë të riparohet.

 

 

 

Share: