Home KRYESORE Lajmi … ...

Lajmi … Nga Jacques Prévert

0
Jacques Prévert à son bureau, pendant le tournage de l'émission "Les Heures chaudes de Montparnasse" de Jean Marie Drot

Përktheu Elona Caslli

Derën që e hapi dikush.

Derën që  e mbylli dikush.

Karrigen ku u ul dikush.

Macen që përkëdheli dikush.

Frutën  që e kafshoi  dikush.

Letrën që e lexoi dikush.

Karriken që e përmbysi dikush.

Portën që e hapi dikush.

Rrugën ku  po vrapon ende dikush.

Pyjet që po i përshkon dikush.

Lumin ku u hodh dikush.

Spitalin ku vdiq dikush.

Share:
Reklama juaj