Home KRYESORE “Makdonalizimi” i politikes kosovare. Nga Fadil Maloku

“Makdonalizimi” i politikes kosovare. Nga Fadil Maloku

1. Që në fillim më duhet ta sqarojë kontekstin e këtij titulli i cili në fakt ka të bëjë me proceset e shpejtuara nëpër të cilat po kalon shoqëria Kosovare, pra ashtu sikurse “Mcdonald’si,” që i referohet një tipi ushqimi që përdoret në situatat kur njeriu është në vrap me kohën ashtu që kjo (mani!?) histeri e vrapimit në një mënyrë apo tjetrën e tjetërson atë nga të qenit e asaj që në fakt është ai në të vërtetë qoftë si individ, qytetarë, si grup apo edhe si shoqëri.S’ pari më duhet ta sqarojë kuptimin dhe referencën, por edhe simbolikën që do të përdoret si kontekst i rrethanave apo ambientit identik shoqërorë në të cilin kujtojë gjendet shoqëria e re kosovare, ku mënyra e identifikimit social (sidomos) me vlerat e reja tmerrësisht ushtrohet jo me hapa normal por me hapa kalërues…që natyrisht për reperkusion kanë edhe pasojat që shoqëria jonë e ka problem me i përballu.

2. Pra, (Mac Donaldisation of society) thënë më thjeshtë “makdonaldizimi” mund të përkufizohet si një proces, ku kultivohet kultura e ushqimit të shpejt (fast-food) që vjen si pasojë e trendit të dinamikës së jetës së përditshme sociale e asaj ekonomike në shoqëritë perëndimore, por që ka infektuar definitivisht edhe shoqëritë e reja postkomuniste. Mc Donald’s – është një rrjetë e tërë, pra një maskulturë me përmasa globale e pomfritit, Coca Cola-s dhe hamburgerëve që zakonisht përdoren nga gjeneratat e reja (teenagers) e që tashmë së voni është vërtetuar shkencërisht se të njëjtit po vuajnë nga kompleksi i trashësisë (obesity, XXXL generations), duke u shkaktuar kështu jo vetëm telashe dhe trauma psikike e socialo – shëndetësore.

3. Do cekur gjithashtu që kultura e re e ushqimit sipas recetave të Mcdonald’sit, njerëzit pra qytetarët e sidomos shtresën e mesme të këtyre vendeve, në një mënyrë ua ka larguar nga menya (sidomos amerikan) kulturën e të ushqyerit të qetë dhe të relaksuar, ku bashkëbiseduesit duke kuvenduar tema nga më të ndryshme njëri me tjetrin projektonin si ide, plane, projekte, biznese, etj..

4. Gjithashtu Mc Donald’s-si, dosido si kulturë masive identifikohet me proceset globale: globalizimin apo westernizimin që në fakt nga shumica e sociologëve eminent perceptohet sot edhe si amerikanizëm. Kjo ndodhë kështu edhe për një fakt tjetër shumë sinjifigativ, se ai është në një farë mënyre një ndër agjensit më të suksesshëm të vlerave dhe përgjithësi kulturës amerikane anekënd botës. S’ dyti, poashtu më duhet të theksojë që diskursi mbi “makdonaldizimin” politik kosovar, si një metaforë e llojit të vetë nëse këndëvështrohet nga prizma sociologjike, mund të identifikohet në vija të trasha me vetë procesin (gjykojë) e shtuar dhe tejmase të politizimit të shoqërisë kosovare. Që detyrimisht si një fenomen i llojit të vetë na bënë ta perceptojmë si një fenomen që pak apo fare mund ta hassh në literaturën e gjerë shkencore sociologjike.

5. Shkaqet janë të shumta, por në rastin tonë mendojë që arsyet duhet kërkuar në disa rrafshe, siç janë ato etnopsikologjike, antropologjike dhe gjithsesi edhe sociologjike. Por, neve këtu na intereson rrafshi sociologjik që kujtojë se duhet adresuar apo ndërlidhur me faktorin e mungesës së komunikimit apo humbjes së ndjenjës së solidaritetit midis njerëzve, pra qytetarëve të rëndomtë të cilët duke qenë të ekspozuar një problemi madhor siç ishte ai i realizimit të identitetit kombëtar e shtetërore, na ka bë jo si individ por edhe si shoqëri në tërësi të merremi dhe të interesohemi me pothuajse çdo temë dhe problem që vinte apo akoma vjen nga sfera e politikës dhe problemet rreth saj.

6. Natyrisht, nëse do ta përdornim një shkallare të njohjes sociale, do kuptonim që niveli i politizimit këtu tek ne në Kosovë, nuk është i intensitetit të njëjtë në të gjitha fazat e paraqitjes së këtij fenomeni interesant e gjithsesi edhe specifik edhe për faktin se në vendet normale dhe me traditë institucionale, zakonisht ishte institucioni i shtetit ai i cili barte mbi supet e veta si përgjegjësinë ashtu edhe nevojën (de)politizimit të qytetarëve të saj në masë dhe cilësi të duhur.

7. Handikapi, i paradigmës kosovare të traditës së politizimit të pothuajse çdo “fakti” Dirkeminian, si edhe tendenca e shpjegimit të fenomeneve dhe dukurive të çfarëdo natyre qofshin ato me dioptrinë ekskluzive politike, kujtojë duhet kërkuar edhe në procesin e ushtrimit të një represioni dhe segregacioni të pa parë në analet shkencore nga ana e ish regjimit serb në dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar, i cili në mënyrë të pavetëdijshme prodhoi masën kritike që një ditë do të dalë nga shtrati i politizimit të tepruar (apo më mirë me thënë debateve të kota se “liria na vjen vetë…” “dhe se “mjafton që ne tashmë të qëndrojmë stoik..”) dhe do ta çlirojë Kosovën nga zgjedha serbe.

Share: