Home KRYESORE Makinat e vjetra, Shqipëria koshi i plehrave të Europës!

Makinat e vjetra, Shqipëria koshi i plehrave të Europës!

Një diskutim i zakonshëm është ai i automjeteve që qarkullojnë në Shqipëri dhe përdorimi i makinave të vjetra të ardhura thuajse nga e gjithë Europa.

Revista “Monitor”, sjell një panoramë më të detajuar të situatës, edhe falë komunikimit me disa nga përfaqësuesit konçensionarë në vend.

Koncesionarët zyrtarë të automjeteve janë të gjithë të mendimit se Shqipëria është kthyer në koshin e plehrave të Europës, si rrjedhojë e dyndjes së makinave të vjetra.

Nga ana tjetër edhe shteti po humbet miliona si rrjedhojë e informalitetit të lartë që vjen nga importuesit informale. Për më tepër që emetimi i gazrave të makinave të vjetra ka një ndikim shumë negativ në mjedis dhe në shëndetin e popullatës.

Gentian Bushati, menaxher i përgjithshëm i Porsche Albania pohon se nëse ne do të kishim një ligj, rregull apo praktikë që të mos importohen makina, në këtë rast Autovetura me standard nën Euro 5 dhe për kamionë autobusë nën Euro 4, do t’i bënin një shërbim shumë të madh publikut, për sa u përket ndotjes si dhe sigurinë.

Për Eno Zeneli, menaxher në Automaster, përfaqësues i FCA me markat Fiat, Jeep e Alfa Romeo, pohon se një sfidë e veçantë mbetet edhe fusha e pas-shitjes, ku funksionojnë ende servise anonime, të cilët kanë të punësuar njerëz anonimë, që blejnë e shesin pjesë këmbimi anonime dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për punën e tyre.

Reinaldo Krisafi, CEO i Tendence3a, distributor zyrtar i Renault, shton se tregu i automjeteve të përdorura ka lulëzuar gjashtë vitet e fundit, duke qenë një nga faktorët kryesorë të ndotjes së mjedisit, ndërsa ai i makinave të reja mbetet minimal.

Heqja e detyrimeve doganore të mjeteve të përdorura që hyri në fuqi në 2011, ka sjellë vjetërsimin e stokut të makinave që janë në Shqipëri, pohon . Sokol Kodra, drejtor i Auto Star Albania Sh.A, distributori ekskluziv i Mercedes-Benz në Shqipëri. “Sepse këtu nuk ka parasysh asnjë njeri asnjë normë ndotje, asnjë masë, asnjë lloj norme, thjesht të jetë më e vjetër se sa 10 vite”, shton ai. / Monitor

Share: