Home KRYESORE Manifest për jetën e një artisti… Nga Marina Abramović,

Manifest për jetën e një artisti… Nga Marina Abramović,

0

Përktheu Elona Caslli

Rregullat  e  Marina Abramović-it , për Jetën, Vetminë dhe Heshtjen

 

Sjellja e artistit në jetë

Një artist nuk duhet ta gënjejë as veten dhe as të tjerët.

Një artist nuk duhet t’i vjedhë idetë e artistëve të tjerë.

Një artist nuk duhet ta përlyejë veten me tregtinë e artit.

Një artist nuk duhet të vrasë qënie njerëzore.

Një artist nuk duhet ta shohë veten si idhull.

Një artist  nuk duhet të  dashurohet  me një artist tjetër.

 

Marrëdhënia e artistit me heshtjen

Një artist  duhet ta kuptojë heshtjen.

Një artist duhet të krijojë hapësirën e heshtjes në veprën e tij.

Heshtja është si një ishull në një oqean të trazuar

 

Marrëdhënia e artistit me vetminë

Një artist duhet ta gjejë kohën për periudha të gjata vetmie.

Vetmia është shumë e rëndësishme.

Larg nga shtëpia.

Larg nga studioja.

Larg nga familja.

Larg nga miqtë.

Një artist duhet të qëndrojë gjatë pranë ujvarave.

Një artist duhet të qëndrojë gjatë pranë vullkanëve shpërthyes.

Një artist duhet t’i vështrojë për një kohë të gjatë lumenjtë që rrjedhin shpejt.

Një artist duhet ta vështrojë për një kohë të gjatë horizontin , pikën ku bashkohen oqeani dhe deti.

Një artist duhet t’i vështrojë për një kohë të gjatë yjet në qiellin e natës.

 

Share:
Reklama juaj