Home KRYESORE Manjani: Ja dy të këqijat që solli marrëveshja Rama-Basha:

Manjani: Ja dy të këqijat që solli marrëveshja Rama-Basha:

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur të martën në Syri.net në lidhje me dëmet që shkaktoi marrëveshja e 18 majit mes Ramës dhe Bashës.

Manjani bëri me dije se marrëveshja dhe ftesa e sotme e kryeministrit ka vetëm një qëllim të përçajë opozitën.

Sipas tij, Rama e përdor ftesën për të krijuar idenë e diversionit në radhët e opozitës.

“Mos mendoni se kryeministri do të ndajë komoditetin me Bashën apo Kryemadhin”,-theksoi ai.

Ai tregoi se një gjë të tillë, Rama e bën për të krijuar idenë në popull se ka disa pengesa, ndërsa synon që të mbajë sa më të përçarë PD-në brenda saj dhe partitë e tjera të opozitës mes tyre.

“Nëse në zgjedhjet e ardhshme, PD do të hyjë me këtë situatë që është sot, Rama fiton prapë. të gjitha partitë duhet të bashkohen në një koalicion kundër Ramës. I vetmi rast që Rama fitoi ishte kur përçau partitë e tjera, nuk lejoi koalicionet PD-LSI dhe partitë e tjera’,-u shpreh Manjani.

Share: