Home KRYESORE Marrëdhënia Macron-Trump “shumë e drejtpërdrejtë”

Marrëdhënia Macron-Trump “shumë e drejtpërdrejtë”

Marrë nga AFP

Përktheu Diana Skrapari

Kur u intervistua nga kanali CBS të hënën, kreu i shtetit francez, Emmanuel Macron i dërgoi një mesazh homologut të tij amerikan rreth klimës, duke treguar “përgjegjësinë e tij ndaj historisë”, gjashtë muaj pasi Donald Trump njoftoi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit. I pyetur për shkëmbimet e tij me Donald Trump, Emmanuel Macron siguroi se ai kishte diskutime “shumë të qarta dhe të hapura” me homologun e tij. Marrëdhënia midis dy krerëve të shtetit është “shumë e drejtpërdrejtë”, siguroi ai.

Emmanuel Macron, i cili në qershorin e kaluar u bë francezi më i retweetuar për “Make Our Planet Great Again” në përgjigje të Donald Trump, këmbënguli në natyrën historike të luftës kundër ngrohjes globale.

“Nëse vendosim të mos veprojmë dhe të mos ndryshojmë mënyrën sesi prodhojmë, investojmë, sillemi, do të jemi përgjegjës për miliarda viktima, nuk dua të jem udhëheqës në këtë situatë, prandaj të veprojmë tani. “, shtoi presidenti francez.

Emmanuel Macron, i cili dëshiron të jetë një lider në luftën e klimës globale, është iniciatori i një takimi të ri që mbledh këtë të martë shumë liderë në Paris, në përpjekje për të rritur mungesën e fondeve për luftën kundër ndryshimit të klimës. Samiti do të shënojë përvjetorin e dytë të marrëveshjes së Parisit, të cilën Donald Trump e përshkroi si “shumë të padrejtë” për vendin e tij, sepse ai beson se do t’u lejojë vendeve të tjera të përfitojnë nga industria amerikane.

Share: