Home KRYESORE Marrëveshjet me Maqedoninë, Rama: Parësore Hekurudha Ohër-Lin

Marrëveshjet me Maqedoninë, Rama: Parësore Hekurudha Ohër-Lin

Pak pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë bashkë me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev.

I pari që mori fjalën ishte i zoti i shtëpisë, kryeministri Rama, tregoi edhe njëherë disa marrëveshje që u firmosën mes dy qeverive. Ai tha se bashkëpunimi mes dy vendeve i jep fund një historie ku konfliktet e së shkuarës kërcënojnë që të na rikthehen në pengesa në rrugët e të ardhmes.

“Siç e keni ndjekur në mbledhje u fol edhe për marrëveshjen e Ohrit dhe jemi shumë të inkurajuar. Ky është një gur themeli për forcimin e demokracisë dhe rritjen e mirëqenies jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri. I jep fund një historie ku konfliktet e së shkuarës kërcënojnë që të na rikthehen në pengesa në rrugët e të ardhmes. E përgëzoj kryeministrin për kurajon që ka çuar para programin. Për inicimin e ligjit të gjuhëve në parlament dhe për mbajtjen e një zotimi madhor për gjuhen shqipe. Presim që ligji të kalojë dhe zbatimi të nisë një orë e më parë. Është një tjetër forcim i themeleve të Maqedonisë së të ardhmes. Jemi shumë të kënaqur për praninë tuaj këtu”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar theksoi se Hekurudha Oher-Lin dhe Rruga e Dibrës do të jenë në qendër të bashkëpunimit me Maqedoninë.

Share: