Home KRYESORE I marrin portofolin në dyqan, gruaja nga Tirana habitet kur zbulon hajdutin!

I marrin portofolin në dyqan, gruaja nga Tirana habitet kur zbulon hajdutin!

Një gruaje nga Tirana i kanë vjedhur portofolin në dyqan, por ajo është habitur kur ka marrë vesh se kush ka qenë hajduti. Gruaja ka zbuluar se hajduti ka qenë djali i pronarit të lokalit.

Gruaja ka bërë kallëzim në Polici dhe kjo e fundit ka shpallur në kërkim 14-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit të mitur F.D, vjeç 14, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Zef Jubani”, në dyqanin që administron, i ka vjedhur portofolin me një shumë lekësh shtetases B.M, vjeç 42, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Share: