Home KRYESORE Mbyllet dosja e ‘Habilajve’, Prokuroria e Katanias e çon në gjykatë. Mungon...

Mbyllet dosja e ‘Habilajve’, Prokuroria e Katanias e çon në gjykatë. Mungon Saimir Tahiri

0

Prokuroria e Katanias ka mbyllur hetimet për dosjen e Habilajve.

Lajmi është publikuar nga një portal italian, i quajtur “Meridio News”, e cila ishte media e parë që bëri publike përgjimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nën hetim janë 165 persona, ndërsa emri i ish-ministrit Tahiri nuk rezulton.

Pritet që dosja të dërgohet në Gjykatë për të nisur procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve.

Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij janë ndjekur e përgjuar për katër vite, ndërsa janë kapur 3.5 ton hashash që ata trafikuan drejt Italisë./Opinion.al

Share:
Reklama juaj