Home KRYESORE Meta dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit në NATO, pritet emërimi i...

Meta dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit në NATO, pritet emërimi i Visho Ajazit

0
Kryetari i SHISH, Visho Ajazi Lika, duke dale nga ambientet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, KQZ. /r/n/r/nThe head of SHISH, Visho Ajazi Lika, at Central Election Commission, CEC.

Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të z. Leonard Demi, ambasador në NATO. Lirimi i Demit është kërkuar nga Kryeministri Rama. Në këtë pozicion pritet të emërohet ish-shefi i SHISH, Visho Ajazi Lika.

Pas dorëhejqes nga kreu i SHISH, në media u raportua se me propozim të Kryeministrit, Ajazi do të shkojë ambasador në NATO.

Më poshtë dekreti i plotë

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Leonard Demi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10677

Tiranë, më 05.12.2017

Share:
Reklama juaj