Home KRYESORE Në Paris, Barack Obama ankohet për mungesën amerikane mbi klimën

Në Paris, Barack Obama ankohet për mungesën amerikane mbi klimën

2
0
SHARE

Marrë nga Reuters

Përktheu nga frëngjishtja

Dr. Diana Skrapari

Ish presidenti amerikan Barack Obama ankohej të shtunën në Paris për mungesën e pjesëmarrjes së SHBA-ve në luftën kundër ndryshimeve klimatike,duke kritikuar vendimin e pasardhësit të tij Donald Trump për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit.

Barack Obama, i cili foli në pasdite në një konferencë private me ftesë të “Napoléons” – një rrjet profesional i themeluar nga reklamuesit që federojnë si aktorë në sektorin e komunikimit – nuk ka asnjëherë të vetme shqiptuar emrin e pasardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne kemi një mungesë të përkohshme të lidershipit në këtë çështje, të luftës kundër ngrohjes globale?, tha ai duke provokuar të qeshurat e 800 personave të mbledhur në auditorin e Maison de la radio.

Publiku përfshinte udhëheqës të biznesit, personalitete nga bota e argëtimit ose udhëheqësit politikë, si Ségolène Royal – ish-Ministre e Ekologjisë,ish-bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijve të François Hollande, tani ambasadore për Polet Arktik dhe Antarktik – ose Jack Lang , Hubert Vedrine, Najat Vallaud-Belkacem dhe Roselyne Bachelot.

Pas një ndërhyrje prej pothuajse gjysëm ore në fund të së cilës ai mori një standing ovation, Barack Obama iu përgjigj pyetjeve të Stéphane Richard, CEO i Orange.

Ish-Presidenti demokrat më parë u prit nga Emmanuel Macron në Elysée për një “drekë private”. Asnjë fotografi e këtij takimi nuk është transmetuar, as në rrjetet sociale, as në faqen e internetit të Presidencës së Republikës. Emmanuel Macron, i cili kishte marrë mbështetjen e Barack Obamës midis dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale, e quajti vendimin e Donald Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit  mbi klimën si “gabim për të ardhmen e planetit”, e nënshkruar nga 195 vende në dhjetor 2015.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve lidhur me çështjet e klimës dhe marrëveshjen bërthamore të Iranit, presidenti francez mban një marrëdhënie të përzemërt me Presidentin aktual të Shtëpisë së Bardhë, i cili mori pjesë në paradën ushtarake më 14 korrik.

Barak Obama gjithashtu foli për çështjet e klimës në një intervistë prej dyzet minutash me ish-presidentin François Hollande, si dhe gjatë një takimi me kryetaren e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo.

 

Share:
SHARE
Previous articleEdi Rama ia hedh fajin LSI-së për përmbytjet në jug
Next articleTelefonatat e Macron për Schulz për të zgjidhur krizën gjermane
PhD Diana Skrapari-The Famous French Writer Diana Skrapari was born on 27.12.1977 in Kucova, Albania. She has the Albanian and French citizenship. She left Albania when she was eighteen in 1996 when she was graduated by the High School ??Mehmet Akif Ersoy Koleji?in Tirana, Albania in 1996. PhD Diana Skrapari is a law graduate at Universite Paris 2 Assas-Pantheon where she has received a Bachelor's degree in Law (LLB) and Master of Science in Business Law. She then attended the Universite Paris 3 Sorbonne Nouvelle where she was graduated with a Master's research degree in International Studies, Anglophone Studies focused on diplomacy, economics and political science of English-speaking countries. She also graduated from the Universite de Nantes where she received a Master of Laws (LLM) in International and European Human Rights Law. She then studied French language studies at Universite Jean-Monnet of St-Etienne (Her research Professor was Marine Totozani the sister of Igli Totozani, the former Ombudsman of Republic of Albania) where she received a Master's Research degree. In 2017, she received the PhD in Diplomacy and International Relations at the University of Tirana with the "Very Good" distinction on "The Role of France in the EU". She has very good knowledge in English, French, Italian, Spanish, Turkish, Portuguese, German and Esperanto languages. He has basic knowledge in Russian, Greek, Dutch, Yiddish and Azerbaijani. She has published 9 books in France at the Edilivre French Publishing House and 3 books in Germany at the Lambert Academic Publishing House. He has participated in many national and international conferences and has written many articles in the Albanian and foreign press. Her books can be found in the Bibliotheque Nationale de France, but also in online wellknown bookstores in the world like Amazon, Gibert Joseph, Fnac, Barnes and Noble with the name Diana Elise Skrapari. Website facebook author page https://www.facebook.com/Diana-Skrapari-389847027801573/