Home KRYESORE PD: Të hënën në protestë, Rama po kërkon të kapë drejtësinë

PD: Të hënën në protestë, Rama po kërkon të kapë drejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë pak minuta më parë në një deklaratë për shtyp nga Selia e PD-së, lidhur me atë që do të ndodhë ditën e hënë në orën 10.00, ku përpara Kuvendit të Shqipërisë, Opozita ka thirrur një protestë kundër as asaj që e quan përpjekje e maxhorancës për të kapur Prokurorin e Përgjithshëm.

Fjala e plotë e z. Basha

“Të hënën do të emërohet një prokuror politik pa Vetting . Ky është fundi i Kushtetutës dhe i shtetit së të drejtës. Kushtetuta ka një funksion, ti ndalojë Partisë në pushtet të vendosë për Prokurorin e Përgjithshëm. Por Edi Rama uzurpoi në mënyrë të dhunshme kompetencat që ja jep Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Saimir Tahiri është në hetim në Shqipëri dhe në Itali si i hetuar për lidhje me trafikun e drogës. Dhjetra drejtues të lartë të Policisë janë në hetim për lidhje me trafikun e drogës. Vangjush Dako është në hetime për përfshirje edhe lidhje me kriminelë për të vjedhur zgjedhjet. Kompania e familjarëve të Qazim Sejdinit dhe vetë Qazimi Sejdini është i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës. Ka fakte të shumta, ka biznesmenë që janë të gatshëm të dëshmojnë kundër tyre. Pikërisht për këtë Edi Rama vendosi të ketë një prokurori politike në mënyrë që të pengojë hetimet për Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Habilajn, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurin e me radhë. Ndaj të hënën i ftoj të gjithë shqiptarët që të vijnë përpara Kuvendit të Shqipërisë në orën 10.00, kundër këtij sistemi”, tha Basha në deklaratën për shtyp.

Share: