Home KRYESORE Phil Collins: Problemet e tij shëndetësore shtohen,ai përfundoi sërish në urgjencë

Phil Collins: Problemet e tij shëndetësore shtohen,ai përfundoi sërish në urgjencë

0

Përgatitur nga Diana Skrapari

Gjendja shëndetësore e Phil Collins është gjithnjë e më shqetësuese. Këngëtari anglez, 66 vjecar,  ka shkuar edhe një herë në sallën e urgjencës. Natën e të hënës, vetëm disa orë para se të hynte në skenë në Newcastle Arena në Britaninë e Madhe, ai u pa në Freemans Hospital. Sipas faqes së British Express, Phil Collins u largua nga spitali në karrocë, përpara se të instalohej në një automjet.

Nuk dihet arsyet për kalimin e tij të shpejtë në spital, pasi një orë më vonë, Phil Collins doli në skenë për të kënduar. Kjo cuditi shoferin e tij, të cilit i tha se ndihej me të vërtetë “shumë keq”. Kjo dëshmi është edhe më shqetësuese, pasi lideri i mëparshëm i Genesis, ka gjithnjë e më shumë shqetësime shëndetësore.

Qershorin e kaluar, artisti anuloi shfaqjet e tij në Royal Albert Hall pasi vrau ballin. Ai kishte rënë nga shkallët në dhomën e tij të hotelit në Londër ndërsa po shkonte në banjo. Duke rrëshkitur, ai e kishte goditur kokën në një karrige. Asgjë serioze për Phil Collins që përfundoi me qepje të plagës. Pak ditë më parë, ai kishte performuar në skenë i ulur. Që nga operacioni që pati në kurriz në vitin 2015, interpretuesi i “Another day in paradise” nuk mund të lëvizë këmbën e djathtë./Perqasje.com

Share:
Reklama juaj