Home KRYESORE Po të ishte gjallë Ing. Fahredin Nuri (Mjeshtri i liqeneve artificial)?!

Po të ishte gjallë Ing. Fahredin Nuri (Mjeshtri i liqeneve artificial)?!

Nga Kasem Seferi

Do ta nis këtë shkrim me një ngjarje në qytetin e Lushnjes, ngjarje që, me të drejtën e pamohueshme të vlerësimit të atyre individëve që popullit i dhanë të gjithë energjitë e tyre pozitive.

Isha i ftuar në dhënien e një titulli tejet të lartë për Bashkinë e Lunshnjës i TË MADHES VAÇE ZELA.

Duhet të merrja fjalën në këtë ngjarje dhe, natyrisht, vlerësova Vaçen sikundër e vlerësoj sot me të gjithë qënien time (të most ë them edhe në gjumë), por nuk harrova t’u kujtoj lushnjarëve se nga gjiri i tare kishte dale edhe GJIGANDI FAHREDIN NURI (mbaruar në SORBONË si inxhinjer hidroteknik dhe projektuesi pothuajse i të gjithë liqeneve artificial/jo natyrorë (në shqipen tone të dashur).

Nuk bëra thirrje, por i “rashë me brryl” lushnjarëve për t’u kujtuar se ka edhe të tjerë të mëdhenj, sidomos në këto ditë të DEMOKRACISË ILIBERALE (JO TË LIRË ME SAKTËSI), kur përmbytjet shkaktojnë (në më nyrë të përmbledhur e them DHIMBJE DHE TRAGJEDI) që shihen në ekranet e TV – ve, komentohen në rrjetet e ndryshme të mediave, etj.

Fatkeqësisht, që nga koha para viteve 90 – të, kishte një strategji për bonifikimin, kullimin, për mospërmbytjen e qyteteve dhe fshatrave që nuk ishte aspak fryt i PPSH – së, por i mendjeve të ndritura të inxhinjerëve si I MADHI Fahredin Nuri, I MADHI …, deri te I MADHI Fahrudin HOXHA që na la pak kohë më pare.

KU I KEMI TË MËDHENJTË SOT?!

KUSH JANË, NËSE JANË?!

I DËGJOJNË POLITIKANËT TANË KËTO PYETJE?!

APO I KANË LËNË NË NDONJË “MAGAZINË” SI “STOQE APO MALLRA ME QARKULLIM TË KUFIZUAR”?!

SHKONI ZOTËRINJ POLITIKANË NË PUSHTET, POR EDHE JU NË OPOZITË DHE KALONI NJË NATË NË KËTO “DITË TË QAMETIT” për të marrë me vet në shpirtin TUAJ TË PATRAZUAR pak prej DHIMBJES DHE TRAGJEDISË!

Janë me qindra liqenet artificial që kanë problem me digat.

Janë me qindra mijëra hectare që kanë probleme me kanalet e kullimit.

Janë … (nuk dihet se sa hallet, dhimbjet, plagët, tragjeditë e këtij kombi në Republikën e Shqipërisë e më gjërë që nuk flasin me gojë por me SHPIRT.

POLITIKANË! O GJENI ZGJIDHJE, OSE IKNI!

Çfarë u bë, u bë. Mos ktheni kokën prapa se do të rrëzoheni këtë herë, ndoshta, shumë keq.

Qytetarëve u ka ardhur shpirti në majë të hundës dhe ajo çfarë ka ngelur është “T‘I ZËSH PËR HUNDE SE NUK U DEL AS GJAK“.

Sistemit komunist dhe/ose socialist, atdhetarët e vërtetë (edhe pse të trajtuar fare keq iu përgjigjën me të gjithë forcat e tyre mendore dhe profesionale.

Kam pasur fatin e madh të kem pasur gjiton jo vetëm Fahredin Nurin por edhe Anthim Konomin, inxhinjerin e talentuar që edhe i burgosur dha maksimumin e tij për tharjen e Kënetës së Maliqit.

Me të dy këto personalitete, jo vetëm se i kisha gjitonë (komshij është turqisht dhe nuk më pëlqen ta përdor), por u miqësova në fazën e pleqërisë së tyre (në vitet 80 – të), pikërisht atëhere kur e kisha të domosdoshme të kuptoja se nga vinte regjimi në fuqi, çfarë kishte bërë të mirë duke shfrytëzuar mendjet e tyre dhe ÇFARË KISHTE BËRË PËR T’UA NDËRPRERË GJENETIKËN JETËS INTELEKTUALE.

Në vitin 1985 populli shqiptar, me rastin e stuhisë së borës në verilinmdje të Shqipërisë dhe mës pas, pa se kush e drejtonte Shqipërinë (ANTARËT E PADITUR TË BYROSË POLITIKE) që nuk dinin të LIDHNIN AS EDHE DY FJALË.

Edhe sot është mbushur administrata publike me të tillë TË PADITUR dhe ka vetëm një arsye dhe ajo është: “I PADITURI BINDET DHE SUNDOHET MË LEHTË”.

INGNORANTIA/PADIJA NUK ËSHTË ARGUMENT – thotë një shprehje latine.

Ja pra, se si shfrytëzohet DIJA dhe PADIJA NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË!

IN MEMORIAM/NË KUJTIM TË FAHREDIN NURIT, ANTHIM KONOMIT, … FAHRUDIN HOXHËS, ETJ, besoj se kam dhënë një lajm për të gjithë ata që janë rrezikuar, po rrezikohen dhe MOS QOFTË E THËNË TË RREZIKOHEN nga “LUMI I VDEKUR”.

PO T ISHTE GJALLË FAHREDIN NURI?

DO TË MALLKONTE TË GJITHË BASTARDËT.

Kasem Seferi

Share: