Home KRYESORE Presidenti Trump shokon shqiptarët:

Presidenti Trump shokon shqiptarët:

Pas sulmit në Nju Jork, Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërkuar nga Kongresi që të veprojë sa më shpejt për të ndalur programin e Lotarisë. Ai ka kërkuar që të rishikohet sistemi amerikan i emigracionit, pasi referuar sulmit të fundit, autori kishte ardhur në SHBA nëpërmjet programit të lotarisë. “Kongresi duhet të veprojë menjëherë, duhet reformim i sistemit të emigracionit” deklaroi ai.

Policia e Nju Jorkut tha dje se ka ngritur akuza për kërcënime dhe mbështetje të terrorizmit ndaj personit që u përpoq të shpërthente një bombë artizanale në sistemin nëntokësor të transportit në Nju Jork.

Autoritetet thanë se ai kishte ndjekur në internet propagandën e Shtetit Islamik dhe u kishte thënë hetuesve se kishte vepruar në shenjë hakmarrje ndaj agresionit ushtarak të Shteteve të Bashkuara. Zëri Amerikës thotë se autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin si imigranti 27 vjeçar nga Bangladeshi Akayed Ullah që punonte si shofer taksie.

Ai kishte lidhur në trup një bombë artizanale të cilën u përpoq ta shpërthente në një tunel që lidh stacionin qendror të autobusëve me rrjetin e metrosë. I dyshuari, për të cilin autoritetet thonë se ishte frymëzuar nga Shteti Islamik, erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2011 përmes vizës F-4 për bashkim familjar, një prej çështjeve që administrata e Presidentit Trump deklaron se do ta kufizojë.

“Politika e presidentit kërkon dhënien fund të imigracionit zinxhir, dhe po të kishte ekzistuar kjo, do të kishte ndaluar këtë individ që të vinte në Shtetet e Bashkuara. Presidenti do të kërkojë një reformë imigracioni të përgjegjshme dhe dhënia fund e imigracionit zinxhir do të jetë pjesë e këtij procesi”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Huckabee. /360grade.al

Share: