Home KRYESORE Qytetërimet lindin dhe vdesin në të njëjtat vende Nga Dr. Diana Skrapari

Qytetërimet lindin dhe vdesin në të njëjtat vende Nga Dr. Diana Skrapari

Qytetërimet janë si ciklet e jetës. Ata  lindin, lulëzojnë dhe zbehen, duke u bërë pluhur dhe kujtime të së kaluarës. Ciklet e jetës janë si lëvizja e akrepave të një ore. Ato fillojnë nga e njëjta pikë dhe gjithmonë ndalojnë në të njëjtin vend. Qytetërimi ynë ka lindur në Babiloni dhe Mesopotami dhe pastaj u përhap në mbarë botën. Mos vallë fundi i qytetërimit tonë ka lindur në këto vende, ku ajo e pa dritën e diellit për herë të parë?

Fundi ka lindur dhe rritet si një farë e keqe dhe përhapet si gangrenë në të gjithë trupin e qytetërimit.

Ai mbijetoi dy luftëra të përgjakshme botërore, por ai do t’i rezistojë kërcënimeve të reja që mund ta shkatërrojnë?

Shpresa do të mbetet gjithmonë në kutinë e Pandorës për të na inkurajuar për tu ngritur pas çdo disfate, për të kapërcyer të gjitha pengesat e krijuara nga të këqijat që ikën nga ajo.

Urojmë që akrepat në orën e qytetërimit mos të arrijnë errësirën e mesnatës, dhe që këmbanat mos të bien duke lajmëruar fundin  e tij, dhe lutuni që ditë më të mira na presin në planetin tokë!

Share: