Home KRYESORE “Sanremo 2018”, shqiptari Ermal Meta ”godet” sërish

“Sanremo 2018”, shqiptari Ermal Meta ”godet” sërish

Kantautori shqiptar Ermal Meta për të tretën herë radhazi do të jetë pjesë e Festivalit të muzikës italiane Sanremo 2018.

Në duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro, ata do të sjellin në skenën më të rëndësishme të muzikës italiane, këngën me titull ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë).

Kjo këngë sjell një tematikë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist.

“Kënga jonë është një rebelim i njerëzmit ndaj frikës së terrorizmit”, kanë deklaruar dy këngëtarët.

“Gjatë verës, kemi marrë mjaft mesazhe nga fansat tanë që kishin frikë të merrnin pjesë në koncertet tona.E kështu lindi nevoja për të treguar dëshirën e njerëzve për t’u rebeluar ndaj asaj ç’ka po ndodh. Kjo këngë tregon gjithashtu atë ç’ka njerëzit kanë vuajtur nga terrorizmi sidomos ai mediatik përgjatë këtij viti të fundit”, rrëfejnë ata.

Sipas Bookmaker-ave italianë, kjo këngë është fituesja e mundshme e Festivalit Sanremo 2018.

“Nuk është ky objektivi ynë, kanë deklaruar dy artistët, fitorja jonë është të arrijmë në zemrat e publikut.”

Sanremo 2018 do të zhvillohet prej datës 6 deri më 10 shkurt në teatrin Ariston të qytetit të Sanremos e do të drejtohet nga një emër i rëndësishëm i muzikës italiane, nga këngëtari Claudio Baglioni.

Në kategorinë big do të garojnë 20 këngëtarë të njohur italianë.

Në vitin 2015 ai u prezantua në seksionin e të rinjve me këngën “Odio le favoel” (Urrej përrallat) ku u klasifikua në vend të tretë, ndërsa më vitin 2016 garoi në kategorinë big me këngën “Vietato di morire” (E ndaluar të vdesësh) duke fituar çmimin e kritikës “Mia Martini”.

Share: