Home KRYESORE Santa Quaranta/Vëllai i Klemend Balilit paralajmëron: Politikanët të mos

Santa Quaranta/Vëllai i Klemend Balilit paralajmëron: Politikanët të mos

Vëllai i Klemend Balilit, Bashkim Balili, në një intervistë ekskluzive për Ora News, deklaron se Santa Quaranta është bërë me lekë të pastra dhe akuzon politiken se po e perdorin per interesat e tyre.

Pyetje: Zoti Balili, kjo çështja ka mbi dy vjet mbi të cilën janë ngritur akuzat, por ka dy vite ku emri vëllait tuaj dhe emri juaj lakohet në media duke ju akuzuar se e keni vënë biznesin tuaj mbi aktivietin kriminal, përse vendosët të flisni tani, keni diçka të re për të thënë?

Bashkim Balili: Ka një vit e gjysmë që lakohemi në media. Duke iu referuar vëllait tim, këto akuza janë politike dhe nuk qëndrojnë unë mendova dhe ia bësova këtë gjë drejtësisë, e cila duhet të bashkëpunonte për të zbardhur të vërtetën dhe për ta vënë vëllain tim para fakteve të akuzave të ngritura nga policia greke dhe shqiptare. Kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por u ndërtua një fushë shpifjesh dhe alibirash që politikanët e përdorën për interesat e tyre dhe më detyruan që të vij para medias për të paraqitur fakte për të treguar që këto akuza nuk qëndrojnë dhe politika i përdor për intersat e tyre.

Dua ti bëjë thirrje qeverisë dhe politikanëve dhe ta ndërpresin këtë hov shpifjesh pa dokumenta dhe fakte, nmos futen tek buka e fëmijëve sepse imponojnë institucionet vartëse të cilat kanë marrë masa ekstreme deri në bllokimin e aktiviteteve.

Pyetje: Kujt ja drejtoni këtë thirrje?

Bashkim Balili: Të gjitha ngjyrave pa përjashtim, të cilat do ti shpjegoj me fakte.

Pyetje: Zoti Balili në seancën e sotme ju keni kërkuar edhe shtyrjen e seancës, kërkuat më shumë kohë. Pse kërkuat më shumë kohë?

Bashkim Balili: Kërkova më shumë kohë sepse doja që në këtë cështje voluminoze duke patur elementë nga më të ndryshëm të shpifjeve kërkova që të paraqitesha më i pargatitur për mbrojtjen dhe për të zbardhur të vërtetën.

Pyetje: Ju kanë sekuestruar hotelin Santa Quaranta në Sarandë, 2.8 ha tokë, 36 apartamente, njësi shërbime me sipërfaqe 2178 metër katëror, këto pasur janë tuajat apo ka pjesë edhe vëllai juaj Klement Balili?

Bashkim Balili: Klement Balili nuk ka pjesë në këtë pasuri. Kjo pasuri është e Bashkim Balilit. Që të qartësohen politikanët, analistet dhe mediat të cilët deri tani kanë disiformuar të vërtetën. E vërteta e kësaj të vërtete është: Unë jam Bashkim Balili dhe kam filluar aktivitetin që në vitin 1994 dhe kam provat që jamë subjekt dhe ushtroj aktivitetin konform rregullave dhe ligjit të shtetit shqiptar. Nuk kam filluar në 2015 sic pretendohet dhe imponohet për të marrë masa ekstreme. Unë kam marrë pjesë në ankandin e zhvilluar për shitjen e pasurive nga transparenca. Me ofertën ekonomike më të madhe nga të gjithë ofertuesit e tjerë jam shpallur fitues pa asnjë ndikim. Kjo pasuri është blerë nga Bashkim Balili që jam unë.

Share: