Home Gjeo-Ekonomia “Sektori Energjitik në Shqipëri fushë beteja e interesave Ruse dhe BE e...

“Sektori Energjitik në Shqipëri fushë beteja e interesave Ruse dhe BE e SHBA”.

0

Nga Prof. Florion Metohu

Ministria e Energjitikës shqiptare në datë 22 Nëntor 2017 nënshkruan draft marrëveshjen me përfaqësues të Kompanisë gjigande ruse të naftës GazProm-filiali i Zvicrës dhe kompania simotër e saj me Seli në Loissane të Genevrës. Pala ruse zbarkoi në Tiranë dhe takimi është zhvilluar në fshehtësi me zyrtarët tanë në një Hotel në Qendër të Qytetit, ku janë akomoduar përfaqësiesit rus. Në takimin e Nëntorit ishin prezent edhe përfaqësues të ambasadës ruse në Tiranë dhe përkthyesi i tyre i cili siguroi të pranishmit për mbështetjen e plotë të ambasadës për këto investime.

Në si analistë e kemi theksuar edhe më parë këto marrëveshje ku dua të kujtoj shkrimin e kolegut tonë Profesor Sh.Murati, i cili në shkrimin e tij botuar në gazetën Shqiptare hidhte dyshimet e para se ambasada ruse në Tiranë kishte blerë 2 objekte të rëndësishme në Shqipëri në Tiranë në zonë strategjike dhe në jug të vendit në zonën e bregdetit ku kalon projekti TAP.

Nga studimi i ekpsërtëve të Universitetit të Romës mbi ekonomitë e vendeve të Ballkanit rezulton se: investimet e kompanive ruse i gjejmë kudo në rajon. Në 2008 kompania ruse Gazprom bleu gjigandin energjitik serb Naftna Industrija Srbije (NIS), i cili ka monopolin e prodhimit të nafës dhe gazit në Sërbi si dhe një sërë rafinerish, deposh dhe terminalesh shpërndarjeje.

Kompania shtetërore ruse Zarubezhneft bleu në 2007 në Republikën Srbska të Bosnjes rafinerinë e naftës Brod, impiantin e prodhimit të vajit të makinave Modrica si dhe koncesionin ekskluziv në 2011 për shfrytëzimin e rezervave të naftës dhe gazit në territorin e vet, për 28 vjet. Në Bullgari, gjithashtu, kompanitë ruse janë shumë aktive.Oligarku rus Kirsan Ilyumzhinov, i afërt me Putin, bleu në vitin 2012, shumicën e aksioneve të distributorit më të madh bullgar të naftës Petrol Holding.

Një tjetër kompani private ruse, Lukoil – dhe kjo e drejtuar nga një tjeter oligark besnik i Kremlinit, Vagit Alekperov – ka në zotërim asete të rëndësishme në Bullgari, duke përfshirë rafinerin e naftës Burgas (më e madhja në Ballkan) dhe një impiant të madh magazinimi të naftës, duke i garantuar kompanisë ruse kontrollin e 74% të tregut bullgar të produkteve të naftës. Lukoil zotëron edhe distributorin serb të naftës Beopetrol, i cili kontrollon me qindra stacione karburantesh në Bullgari, Sërbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kroaci.

A do të ndodhë edhe në Shqipëri i njëjti fenomen?

Duke analizuar të dhënat e bëra publike nga Instat dhe nga
Ministria e Ekonomisë rezulton se gjatë viteve të fundit janë rritur me 30% investimet ruse ose nga kompani me pronarë investitorë rus, ukrainas, azere dhe se këto investime prekin kryesisht fushën e hidrokarbureve.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, këto investime duke qenë se burimi i të ardhurave të tyre është i dyshimtë do të kenë ndikim negative në ekoniminë tonë pasi interesi i tyre është vetëm pastrimi i parave dhe futja në sistemin ligjor të fondeve të zeza.

Së fundmi gjatë muajit Nëntor 2017 zbarkoi në Tiranë përfaqësuesi i FIlialit GazProm në Zvicër i cili u takua me përfaqësues të Ministrisë tonë të Energjitikës në prani të disa biznesmenëve që zhvillojnë aktivitetin e tyre në fushën e hidrokarbureve dhe shfrytëzimit të resurseve të gazit.

Por vendosmëria e BE-s për të penguar rritjen e varësisë së rajonit në veçanti por edhe të gjithë BE-s nga eksportet ruse të gazit dhe aprovimi i TAP-t, bëri që ky projekt të anullohet në fund të vitit 2014, duke i dhënë një goditje të rëndë ambicjeve ruse. Por duket se Moska nuk është dorëzuar dhe objektivi i saj i rradhës është Shqipëria. Vitin e kaluar kompania kineze e naftës Geo – Jade bleu 100% të aksioneve të Bankers Petroleum. Pa shumë bujë në qarqet politike dhe mediatike, konfirmohet, jozyrtarisht, se kjo kompani është në traktativa me gjigandi rus të naftës Lukoil dhe filial të GAzprom për të administruar bashkarisht zonën naftë mbajtëse më të madhe të Europës, zonën e Patos – Marinzës.

Mbërritja e 6 Atasheve të rinj në ambasada ruse në Tiranë dhe ardhja e përfaqësuesve të GazProm për të lidhur kontrata në fushën e energjitikës ka përshirë Minsitrinë tonë të Energjitikës por edhe biznesmenë shqiptar që janë kontaktuar dhe u është ofruar shuma marramendëse për të kontrolluar kalimin dhe shpërndarjen e gazit që do të vijë nëpërmjet TAP.

GazProm dhe Dhoma e Tregtisë në Moskë e konsiderojnë TAP një rrezik serioz për financat e Moskës edhe pse Rusia transporton rreth 155 miliardë metro kub gaz drejt vendeve të BE-së. Një nga efektet që I ruhet Moska është padyshim shvlerësimi I dhe rënia e cmimit të gazit dhe pamundësia për të vendosur në mënyrë të njëanëshme klauzola favorizuese pasi me mbarimin e projektit TAP Rusia nuk do të ketë më eskluzivitetin e furnizuesit të parë dhe të vetëm të gazit në Rajon dhe në Europë. Sipas ekspertëve ekonomike tkurrja e të ardhurave Ruse nga furnizimi i gazit do të rëndojë në buxhetin e viteve në vazhdim cka do të ulë edhe pretendimet e Moskës për të rritur fuqine ndikuese në BE dhe në vendet e Ballkanit.

Edhe pse impakti i këtij drejtimi të ri po ndihet më shumë në zonën euro – aziatike, ku Presidenti Putin po mundohet të reintegroj hapësirën post – sovietike nën lidershipin rus, vizioni i tij në politikën e jashtme inkorporon një sër objektivash që kanë si qëllim restaurimin e Rusisë si një superfuqi në arenën ndërkombëtare.

Ndër rajonet më të prekura nga ky dinamizëm i ri i diplomacisë ruse është Ballkani ku Moska zyrtare ka investuar kohë dhe risurse të konsiderueshme për të forcuar influencën e saj në vitet e fundit. Këto veprime kanë sjell suksese të konsiderueshme për ta në shumë fronte. Pozicioni rus si një furnizues dominues i energjisë është forcuar me anë të blerjeve të aseteve locale të energjisë si dhe partnership bilaterale. Rusia është furnizuesi dominues me gas dhe naftë për Ballkanin, ku vëndet janë shumë të varur nga importet për nevojat e tyre energjitike. Kompanitë ruse, gjithashtu luajnë një rol të madh dhe në rritje në tregtimin e këtyre lëndëve, me anë të zotërimit të aseteve vendase ose krijimin e joint-vetures, si dhe zhvillimin e infrakstrukturës rajonale. Këto investime kanë si qëllim zvogelimin e konkurrencës dhe krijimit të rrjeteve financiare lokale që forcojnë pozicionin dominant rus.

Kompanitë shtetërore dhe private ruse kontrollojnë tashmë një përqindje të lartë të sektorit energjitik në shtetet ballkanike dhe janë përfitueset më të mëdha të proçesit të privatizimeve të periudhës post – komuniste.

Mbetet të presim tenderat që do të zhvillohen nga Ministria e Energjitikes dhe Infrastrukturës dhe shpaplljen e fituesve për të konfirmuar kapjen e sistemit TAP nga kompanitë ruse dhe filialet e tyre, kompanitë simotra me seli në Gjeneve, Nish, Tiranë, Durrës, Vlorë, Maldive, Cipro etj.

Share:
Reklama juaj