Home KRYESORE Shpëtohen katër persona, pasi kishin mbetur në mes të ujit mbi makinë

Shpëtohen katër persona, pasi kishin mbetur në mes të ujit mbi makinë

Katër persona të bllokuar nga ujërat e lumit Vjosa, kishin hipur sipër makinës pa asnjë mundësi rrugëdaljeje. Fatmirësisht, falë ndërhyrjes në kohë të forcave të shpëtimit, ata arritën të shpëtojnë.

Kryeministri Edi Rama publikoi këtë të diel pamjet e shpëtimit, duke shprehur mirënjohjen për forcat e kërkim-shpëtimit, ndërsa thekson se 1594 persona në rrezik jete janë shpëtuar.

“Me pamjet mbresëlënëse të këtij operacioni shpëtimi të tre bashkëqytetarëve në rrezik jete, duke u përulur me respekt të thellë ndaj forcave të kërkim – shpëtimit, të cilat kanë operuar 48 orë pa pushim duke nxjerrë 1594 persona nga kushtet e kërcënimit të jetës, uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e për të gjithë ju të jetë një e diel sa më e qetë”, shkruan kryeministri./opinion.al

Lojtës Videosh

Share: