Home KRYESORE Shqipëri/ Rinisin përgatitjet për konkursin e bukurisë për tranvestitët

Shqipëri/ Rinisin përgatitjet për konkursin e bukurisë për tranvestitët

Persona të komunitetit LGBTI me datë 23 dhejtor në Tiranë do të konkurrojnë në një garë bukurie.

Spektakli do të quhet “Miss Trans Albania” në të cilin do të sfilojnë tranvestitë e transeksualë dhe do të konkurrojnë për të fituar çmimin si më e bukura.

Përfaqësuesit e LGBT-së kanë filluar të promovojnë eventin, duke premtuar se do të ketë performanca të shkëlqyera.

Xheni Karaj, një aktiviste e komunitetit LGBT në Shqipëri, me anë të një statusi në Facebook, ju ka bërë thirrje vajzave që nëse kanë fustane që nuk ju duhen më, t’i dhurojnë për spektaklin “Miss Trans”.

“Thirrje për gocat e Facebook: Nëse keni tualete dhe fustane që nuk ju duhen, ju lutem na i dhuroni pasi po organizojmë Miss Trans”, ka shkruar ajo./opinion.al

Share: