Home KRYESORE Shteti dhe qeverisja në vendet e Europës Juglindore. Nga Kasem Seferi

Shteti dhe qeverisja në vendet e Europës Juglindore. Nga Kasem Seferi

0

Rrënjëve të disa prej problemeve të qeverisjes që përballojnë vendet e Europës Juglindore sot u praparijnë dekada dhe data të së kaluarës së ndryshimeve rrënjësore politike dhe ekonomike që janë bërë në rajon, prandaj, me qëllim që të kuptohen problemet e tanishme është e dobishme të nxirren shkaqet e tyre strukturore, për arsye se problemet në organizimin dhe funksionimin e shteteve nuk shkaktohen vetëm nga elitat politike ose politikat e keqkonceptuara, por janë rezultat i faktorëve afatgjatë.

Një shkak strukturor i tillë sjell trashëgimi historike, për shembull, strukturat institucionale dhe logjika që u trashëguan nga shtetet e mëparshme komuniste, të cilat u karakterizuan nga ndryshimi i shpeshtë institucional; dhe të tilla trashëgimi kanë ndikuar gjithashtu parashikimet popullore në lidhje me çështjen që vijon: çfarë roli presin qytetarët të luajë shteti post – socialist dhe çfarë shërbimesh duhet t’u sigurojë ai?

Ka parashikime që kontrastojnë në vendet e Europës Juglindore; të paktën në fillim të tranzicionit ndërmjet banorëve të këtij rajoni kishte një kërkesë për një shtet të mirëqenies së madhe; megjithëatë, qytetarët në shtetet post – komuniste e humbën besimin në fuqinë e shtetit për t’u siguruar nevojat e tyre bazë dhe u mbështeten vetëm në komunitetet vendore ose rrjetet personale.

Duke u varur në përvojat e së kaluarës me shtetin dhe te përkatësia në një grup shoqëror të shumicës ose pakicës, parashikimet popullore kanë ndryshuar përgjatë rajonit.

Disa prej shteteve në Europën Juglindore, në disa kuptime, janë vërtetë të dobët dhe nuk mund t’i performojnë përgjegjësitë e një shteti plotësisht demokratik të konsoliduar, ndërsa në kuptime të tjera, ato janë mjaft të fortë, veçanërisht kur bie fjala për kontrollin mbi aparatin shtetëror dhe burimet e tij.

Disa shtete të Ballkanit Perëndimor kontrollojnë një pjesë shumë të madhe të PBB – së dhe përdorimin e tij për qëllime të ndryshme, që përfshin rishpërndarjen.

Vendet e Europës Juglindore, ndërmjet çështjeve të tjera, ende nuk i kanë zgjidhur çështjet kryesore kushtetuese që lidhen me qytetarinë, trajtimin e pakicave të ndryshme dhe konkurrencën e partive dhe kjo pasiguri kushtetuese provokon tensione, tendenca autoritare dhe probleme të pakicës në shtetet e Europës Juglindore.

Këto shtete janë të paqendrueshëm për një arsye: ato, në mënyrë konstante, janë duke u keqdrejtuar që nga koha që ato përdoren si një mjet ose strukturë për mundësi nga elitat politike, me qëllim që t’i shfrytëzojnë burimet shtetërore për antagonizmat e tyre personale dhe politike.

Rregullisht, vëzhguesit ndërkombëtarë e rradhisin performancën e pjesës më të madhe të shteteve në rajon poshtë standarteve të një performace të mirë demokratike për shkak të rënies së lirisë së medias, parlamenteve të dobët, që vuajnë bojkote të shpeshta dhe me kohë të gjatë, emërime të politizuara juridike dhe nivele të larta të korrupsionit.

Shpesh, defiçiti demokratik shpjegohet nëpërmjet arsyeve strukturore, ose duke iu referuar inefiçencës në politika të veçanta.

Megjithëatë, është e doboshme të shihet patronazhi politik për përgjigje potenciale për çështjen e defiçitit demokratik në vendet e Europës Juglindore.

Qartë, kontrolli i administratës publike nga partitë politike dominuese është i përhapur në rajon dhe lidhet me patronazhin politik, por patronazhi politik në vendet e Europës Juglindore lidhet gjithashtu me korruspionin, financimin e rregulluar në mënyrë të papërshtatshme të partive politike, si dhe me efektivitetin e qeverisjes dhe shpenzimeve qeveritare.

Ndërkohë që është i pranishëm në të gjitha shtetet e Europës Juglindore, duket se patronazhi politik është më i gjërë në shtetet më të decentralizuara për shkak të numrit të madh të autoriteteve rajonale dhe vendore të cilat lidhen me mundësitë për patronazh.

Megjithëatë, modeli i decentralizuar i qeverisjes është ende modeli i preferuar i komunitetit ndërkombëtar dhe kjo shpesh vendoset mbi shtetet e Europës Juglindore sa herë që përfshihen aktorët e jashtëm në projektimin institucional.

Shpesh, decentralizimi në vendet e Europës Juglindore nuk të çon në efektivitet më të madh të qeverisjes, veçanërisht, që nga koha që disa prej këtyre problemeve përballen me të tilla si ato të pakicave etnike, që adresohen më mirë në nivelin kombëtar se sa në atë vendor; ngulmi i problemeve në nivelin vendor vjen për shkak të kapacitetit të kufizuar administrativ të qeverive vendore krahasuar me kapacitetin korespondues të qeverive qendrore.

Historia e ndryshme e trashëgimisë institucionale nga Perandoria Osmane dhe Perandoria e Habsburgëve, përsa i përket sistemit të të tatuarit dhe sigurimit të shërbimeve publike, ka influencuar mbi parashikimet publike dhe logjikën institucionale të shteteve të Europës Juglindore të cilat dolën nga këto dy perandori.

Roli i shtetit në mirëqenien shoqërore në vendet e Europës Juglindore ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga fundi i komunizmit dhe kushtet e mirëqenies janë rihartuar në mënyrë domethënëse në secilin prej ish shteteve komuniste.

Megjithëatë, shtetet e Europës Juglindore kanë një pikënisje të ndryshme në krahasim me shtetet post – komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore.

Shtetet e Europës Juglindore janë më të varfër dhe BE – ja nuk ka influencë domethënëse në politikën sociale dhe procesi i ndërtimit të shtetit është ende i pambaruar në shumë shtete të këtij rajoni; organizatat ndërkombëtare kanë influencuar në politikat e mirëqenies (veçanërisht pensionet dhe politikat e punësimit) dhe reformën e politikës së shëndetsisë në vitet 2000, aspekte kyç këto të mirëqenies shoqërore dhe tregues për mënyrën se si duhet ta ripërkufizojnë rolin e tyre shtetet e Europës Juglindore në mirëqenien shoqërore.

Ndërkohë që ka shumë tipare të përbashkëta të sistemeve të mirëqenies në shtetet e Europës Juglindore, ka gjithashtu një variacion të madh ndërmjet tyre në lidhje me madhësinë e shpenzimeve publike; si përqindje e PBB – së shpenzimet publike janë më të mëdha ndërmjet shteteve të ish – Jugosllavisë (që arrijnë deri në 50 për qind të PBB – së), ndërkohë janë më të ulëta në shtetet e tjera të rajonit (më pak se 25 për qind).

Ka gjithashtu një variacion të madh në mbrojtjen shoqërore dhe shërbimet shëndetsore, që respektivisht, radhitet nga 10 deri 25 për qind dhe 6 deri në 10 për qind.

Ky variacion mund t’i atribuohet shumë faktorëve, të tillë si fuqia relative e grupeve të ndryshëm të interesit që influencojnë mbi qeverinë; për shembull, organizatat kolektive të pensionistëve dhe veteranëve të luftës janë më influencues në disa shtete krahasuar me të shtetet e tjera.

Organizatat ndërkombëtare dhe donatorët kanë influencuar shumë fort mbi reformat e sektorit shëndetsor në vendet e Europës Juglindore; shumë aktorë ndërkombëtarë janë përfshirë në hartimin e reformave të shëndetit publik si agjensitë e Kombeve të Bashkuara, institucionet financiare ndërkombëtare dhe agjensitë e zhvillimit; të gjithë u kanë dhënë rrugëzgjidhje reformave sipas axhendës së tyre.

Përveç përfshirjes së gjërë nga jashtë, reformat në vendet e Europës Juglindore rrallë kanë qenë të suksesshme dhe të vëna plotësisht në jetë; shpesh, pjesa më e madhe ka shkuar deri në përpjekje gjysmake të elitave politike vendase në ndjekjen e këshillave të aktorëve të jashtëm.

Nuk ka konsensus mbi çështjen se cili është përgjegjës për bllokimin e reformave në shëndetsi dhe, shpesh, përgjegjësia vendoset mbi elitat politike, të cilat, argumentojnë disa, veprojnë në mënyrë të arsyeshme kur ato bllokojnë zbatimin e reformave në shëndetsi për shkak të interesave personale në sektorin e shëndetit privat.

Megjithëatë, sipas një argumenti tjetër, votuesit që veprojnë në mënyrë të arsyeshme duhet ta shprehin preferencën e tyre për të drejtën për mallra publike të tilla si shërbimet shëndetsore.

Në të njëjtën linjë të zgjidhjes së arsyeshme të mendimit, elitat politike në vetvete do të nevojitej të paguanin kontribute të larta për sektorin e shëndetit publik sepse ato zakonisht bëjnë pjesë në grupet me të ardhura të larta.

Me fjalë të tjera, elitat në këtë mënyrë do të kenë nxitës për të proceduar me reformimin e shëndetit publik.

Përfundimisht, argumentohet se më shumë ka të ngjarë që kundërshtarë për reformë do të ishin siguruesit e shëndetit privat, të cilët do të ishin më të humburit nga funksionimi më i mirë i një sektori të reformuar të shëndetit publik.

Po aq sa në sektorin e shëndetsisë, reformat e pensioneve dhe politikës sociale në vendet e Europës Juglindore duket se janë drejtuar nga aktorë të jashtëm.

Banka Botërore dhe FMN – ja i eksportuan planet dhe diskutimin e tyre mbi reformën e politikës sociale në diskutimin e politikës së brendshme të shteteve të Europës Juglindore.

Ndërmjet aktorëve të jashtëm që janë aktivë në vendet e Europës Juglindore, zakonisht BE – ja gjykohet e rëndësishme. Megjithëatë,

BE – ja ka pasur vetëm një influencë të kufizuar në politikën sociale; ajo ka qenë influencuese, në pjesën më të madhe në politikë – bërjen e barazisë gjinore, përfshirjen shoqërore dhe luftën etnike dhe të tjera diskriminime shoqërore; në mënyrë dukshme aktorët e jashtëmnuk janë të vetmit udhëheqës të reformave sociale në vendet e Europës Juglindore.

Trashëgimitë institucionale kanë gjithashtu rëndësi dhe shpesh prodhojnë rezistencë për tërësitë e reformave nga aktorët e jashtëm; veçanërisht, ky është rasti në shtetet ish – jugosllave ku aktorët e jashtëm përballen me trashëgiminë e një shteti bismarkian, i cili në disa raste, si Serbia, është i vështirë të kapërcehet.

Në vendet e Europës Juglindore diskutimi “normal” i politikës sociale mbi shtetin kundrejt tregut plotësohet nga dy diskutime shtesë.

Njëri sillet nga Banka Botërore dhe degët e saj dhe lidhet me prezantimin e kushtëzimit për përfitime shoqërore, për shembull, me anë të shpërndarjes të transfertave me para në dorë të kushtëzuara nga pjesëmarrja e fëmijëve në shkollë.

Të tilla praktika janë të huaja për traditën sociale të shteteve të Europës Juglindore ku përfitimet sociale kanë qenë të pakushtëzuara.

Diskutimi i dytë lidhet me rindërtimin post – konfliktit të shumë prej shteteve të Europës Juglindore që sillet nga OJF – të ndërkombëtare.

Këto të fundit përfshihen në ndërtimin e kapacitetit administrativ dhe sigurimin e shumë shërbimeve që përdoren për dërgimin e parave për shtetin; në këtë mënyrë kjo formë ka çuar në paralelizëm në shërbimet e politikës sociale.

Të dy këto diskutime e kanë origjinën e tyre në paradigmën e zhvillimit të viteve 1970 – të dhe 1980 – të në Amerikën Latine dhe Afrikë, gjë që ka hedhur dyshimin për dobishmërinë e tyre për shkak të traditave të ndryshme të mirëqenies të vendeve të Europës Juglindore me pjesën tjetër të botës në zhvillim.

Organizatat ndërkombëtare ndikojnë gjithashtu kursin e reformave duke zgjedhur të fuqizojnë disa aktorë të brendshëm në kurriz të të tjerëve.

Shpesh, pjesa më e madhe e organizatave ndërkombëtare mbështeten mbi shërbimet e ashtuquajtura “vendorë të ndërkombëtarizuar” të cilët kanë punuar për shumë organizata ndërkombëtare, flasin dhe kuptojnë “gjuhën” e këtyre organizatave që ndërthurren ngushtësisht në rrjetet ndërkufitare profesionale si dhe të “ndërkombëtarëve vendorë”, të cilët kanë shpenzuar kohë të rëndësishme duke punuar në rajon dhe kanë marrë shumë të njëjtat kontakte dhe aftësi profesionale.

Prandaj, më saktë se parlamentet dhe të bashkëinteresuarit vendas janë këto rrjete që drejtojnë disa reforma të mirëqenies në vendet e Europës Juglindore.

Ky vëzhgim sugjeron që shtetet e Europës Juglindore të shihen më mirë si koleksione që mbulojnë njëra tjetrën më saktë se sa struktura stabël institucionale.

Në vendet e Europës Juglindore, përveç madhësisë së vogël të këtyre rrjeteve të “ndërkombëtarizuara”, ka pasur një ndarje të vogël ndërkufitare të përvojave dhe të mësuarit institucional, megjithëse kohët e fundit është intensifikuar komunikimi ndërmjet ekspertëve udhëheqës në reformat e politikave sociale.

Faktorët demografikë dhe shtegu i varësive ka rëndësi gjithashtu në shpejgimin e variacionit ndërmjet rajonit të Europës Juglindore, që nga koha që përveç trashëgimive institucionale që ndajnë dhe influencave të jashtme të përbashkëta, reformat në disa shtete të Europës Juglindore janë zhvilluar ndryshe nga të tjerët.

Roli i shtetit në ekonomi e shteteve të Europës Juglindore diskutohet ende nga perspektiva e pasojave të krizës financiare globale që goditi ashpër disa prej tyre dhe një prej çështjeve kryesore që ka dalë nga diskutimi i ekspertëve i referohet sfidave që mund të përballojnë shtetet e Europës Juglindore në të ardhmen e afërt, në kuptimin e dy zhvillimeve:

së pari, pasojat politike dhe shoqërore të krizës së tanishme në vendet e rajonit dhe,

së dyti, tipi (ose “varieteti”) i kapitalizmit që do të dalë në vendet e Europës Juglindore pas fundit të krizës.

Një aspekt që tërheq shumë vemendje, mbetet roli i shtetit në sigurimin e një klime të mirë biznesi për investimin e huaj dhe vendas.

Në këtë kuptim shtetet e Europës Juglindore ndryshojnë shumë dhe kjo tregohet nga vlerësimet e shteteve të ndryshme mbi bazën e treguesve që masin klimën e biznesit, të tillë si kosto e të bërit biznes, liria ekonomike, konkurrueshmëria dhe qeverisja.

Çmimi i përgjithshëm i shteteve të Europës Juglindore është më i ulët se sa mesatarja e 15 vendeve kryesore të BE – së.

Megjithëatë, ashtu sikundër pikët e shteteve dhe rrjedhat e investimit nuk krahasohen gjithnjë dhe shtetet nuk marrin në mënyrë të qendrueshme lart ose poshtë pikë në të gjithë treguesit, është mjaft e qartë se cili ose disa tregues peshojnë më shumë në përcaktimin e klimës së biznesit në një vend të caktuar.

Në një numër shtetesh të Europës Juglindore politika fiskale luan një rol mjaft të fortë rishpërndarës.

Megjithëatë, për arsye se politika nuk ka qenë në mënyrë të mjaftueshme e matur për përballimin e krizës, nuk ka qenë në një pozitë të tillë për të luajtur rolin e plotë si stabilzues i ekonomisë; përveç kësaj, rishpërndarjen nga të pasurit te të varfërit shtetet e Europës Juglindore e angazhojnë në një rishpërndarje “të kundërt”, nga të varfërit te të pasurit.

Hyrja në BE duket ta ketë keqësuar më tej këtë situatë për arsye se kjo kërkon rritje të mëtejshme në rishpërndarjen ndërmjet grupeve të ndryshme të popullsisë.

Çështje tjetër e rëndësishme që lidhet me aspektin fiskal të krizës ekonomike në vendet e Europës Juglindore është ajo e balancave të llogarisë korente në këto vende, evoluimi dhe ndërlidhshmëria e tre borxheve: atij të jashtëm, publik dhe privat.

Shumë vende të Europës Juglindore kanë të drejtë të kufizuar në tregjet e kapitalit me çmime të arsyeshme (përqindje interesi) dhe prandaj janë detyruar ta mbajnë akumulimin e borxhit publik ndën kontroll.

Megjithëatë, borxhet private po rriten dhe kjo prirje u krahasua me rritjen koresponduese të kursimeve; ky është bërë një problem madhor në ekonomitë e vendeve të Europës Juglindore.

Tre borxhet pozojnë tre pyetjet respektive:

Si të rrisim eksportet për të paguar borxhin e jashtëm?

Si të rrisim kursimet për të paguar borxhin privat?

Si t’i financojmë kostot e rritura të borxhit publik?

Në marrëdhëniet shkakësore ndërmjet tre borxheve, borxhi privat pretendohet se e nxit borxhin e jashtëm, duke i keqësuar problemet e ekonomive kombëtare në rajonin e Europës Juglindore.

Në qoftë se ky është aspekti më shqetësues i ekonomive të Europës Juglindore sot, atëhere masat fiskale, që ndikojnë më saktë borxhin publik se sa atë privat, mund të jenë të parëndësishme.

Megjithëatë, FMN – ja duket se ka adoptuar një rrugëzgjidhje të ndryshme: ka kërkuar shkurtime të mëtejshme publike dhe të ardhura më të mëdha tatimore, të cilat mund të shtypin rritjen ekonomike të këtyre vendeve dhe t’i çojnë ato në një recesion të zgjatur.

Për më tepër, ekonomitë e Europës Juglindore po përjetojnë vështirësi të cilat ndikojnë negativisht mbi eksportet dhe kursimet private për arsye të përqindjeve të tyre të këmbimit që fiksohen në euro, që përdorin euron, ose kanë një Bord Monedhe me detyrë përqindjet e këmbimit.

Në këtë mënyrë, ato bëhen subjekt për ulje – ngritjet në përqindjet e këmbimit të euros; për shkak të euroizimit, ekspozimet e shkaqeve të këqia ose bilanceve kontabël të pambrojtur, ekonomitë e Europës Juglindore nuk mund t’i zhvlerësojnë monedhat e tyre kundrejt euros si pjesë të strategjisë së tyre të shërimit.

Dalja prej krizës nuk do të ishte e mundur pa ristrukturuar gjithashtu borxhin privat, por ekspertët kanë dyshime mbi qendrueshmërinë e ristrukturimit të borxhit privat.

Për të zgjidhur problemet e borxhit të tyre privat, shteteve të Europës Juglindore do t’u nevojitet të marrin ndihmë gjithashtu nga bankat e huaja private, e cila do të ishte gjithashtu e vështirë.

Disa prirje të dyshueshme me drejtim poshtë të borxhit publik, ashtu sikundër ka dëshmuar rajoni gjatë viteve të fundit me shpenzime të rritura publike si një përpjekje për të dalë nga kriza financiare.

Është i gjallë debati mbi dobishmërinë e reformave strukturore si mjet për daljen nga kriza, por ende nuk është arritur ndonjë konsensus nga ekspertët; masat strukturore nuk do të sjellin efekte afatshkurtëra në ekonominë e rajonit.

Disa ekspertë thonë se kriza ka rrënjë fiskale dhe prandaj duhet një zgjidhje fiskale dhe çështja mbetet se me çfarë pasoja do të ishin masat e reja dhe cilët do t’i bartnin kostot e masave.

Share:
Reklama juaj