Home KRYESORE Trump po nisë luftën bërthamore, acarohen marrëdhëniet me Korenë e Veriut

Trump po nisë luftën bërthamore, acarohen marrëdhëniet me Korenë e Veriut

Autoritetet e Koresë së Veriut kanë akuzuar Donald Trump se po nisë luftën bërthamore në gadishullin Korean. “Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe administrata e tij po nisin luftën bërthamore”, tha një zëdhënës nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, raporton CNN.

Më tej ai deklaroi se Trump po bën një lojë të rrezikshme bërthamore në gadishullin Korean.

Këto deklarata janë bërë përpara stërvitjes së përbashkët ushtarake amerikano-jugore, e planifikuar për të filluar këtë të hënë. Kjo tregon për situatë të acaruar mes dy vendeve. /Opinion.al

Share: