Home KRYESORE Unë jam askushi! Kush je ti? ...

Unë jam askushi! Kush je ti? Nga Emily Dickinson

Përktheu  Elona Caslli

Unë jam askushi! Kush je ti?

Je edhe ti askushi?

Atëherë jemi dy. Mos i trego njeriu!

Ata do ta kuptonin menjëherë.

Sa  e frikshme të jesh Dikushi!

Të të njohin, siç njohin një bretkosë.

T’ia thuash emrin tënd gjithë ditën e ditës

një moçali admirues.

Share: