Home KRYESORE Video/ Berisha takon aktorin që e imiton, shpërthen në të qeshura dhe...

Video/ Berisha takon aktorin që e imiton, shpërthen në të qeshura dhe batuta

Aktori Drilon Hoxha, pjesë e kastit të “Dance With Me” ka zhvilluar një bisedë shumë interesante me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Prej vitesh ai e ka imituar me batutat e tij ish liderin e Partisë Demokratike dhe në finalen e madhe, Driloni e ka takuar atë në zyrën e tij.

Takimi i Drilotit të maskuar si Sali Berisha ka qenë i ngrohtë dhe i karakterizuar me shumë të qeshura batauta dhe nota humori. Pas kësaj aktori duket se fitoi një mbështetës të fortë në garën e kërcimin në “Dance With Me”, pasi Doktori ia shprehu simpatinë dhe mbështetjen për të dhe partneren Kristina Bakiu.

Ish-Kryeministri ka uruar të gjitha shqiptarët për festa, si dhe të gjithë publikun e “Dance With Me”.

Në radhë të parë doja të uroja të gjithë spektatorët e “Dance With Me” si dhe të gjithë shqiptarët. Dyshe si kjo s’ka parë bota, u shpreh lideri historik i së djathtës.

Share: