Home KRYESORE VIDEO/ Pamjet e frikshme nga Lapraka, klienti me sëpatë në dorë bën...

VIDEO/ Pamjet e frikshme nga Lapraka, klienti me sëpatë në dorë bën kërdinë në dyqan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një dyqan në Laprakë, ku një person teksa ka debatuar me shitësin me një sëpatë ka nisur të prishë çdo gjë brenda ambientit.

Ka qenë blogeri Olti Curri që ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut pamjet e frikshme.

“Sulmohet me sepate nga nje klient punonjesi i dyqanit Abcom”. Video e brendeshme tregon qarte sulmin e nje klienti ndaj nje punonjesi ne dyqanin Abcom ne Laprake. Skena e dhunshme mendohet te kete ardhur si shkak e pakenaqesise se klientit…Ende nuk dihet reagimi i policise per kete sulm te rende.”, thuhet në mesazhin e Currit.

Personi i kërkon shitësit që të dalë jashtë, ndërsa duke i ulëritur e shan me fjalë të pista. Për më tepër shihni videon, ku shihet se si personi në fjalë shkatërron pothuajse ccdo gjë brenda dyqanit.

Share: