Home KRYESORE Xhelal Mziu: Rama më futi mik për të më takuar, kolektorit të...

Xhelal Mziu: Rama më futi mik për të më takuar, kolektorit të Kamzës do t’i vë emrin e tij

0

Kryebashkiaku i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka zbuluar disa detaje nga takimi ‘surprizë’ që pati me kryeministrin Edi Rama gjatë përmbytjeve të shkaktuara në këtë zonë.

Përmes një shënimi në Facebook, kryeministri Rama e prezantoi për ndjekësit e tij në rrjetin social atë takim; “në kuadër të bashkëpunimit pa dallime politike”, por e vërteta ndoshta është disi ndryshe.

I ftuar në emisionin “Kolaudim” në Intv, kryebashkiaku demokrat tha se Rama i kishte futur mik për ta takuar. “Më futi mik për ta takuar, por më bëri edhe një premtim” – ka zbuluar Mziu. Ai tha se kryeministri i kishte premtuar se do të ndërtonte dy kolektorë të largimit të ujërave në këtë bashki.

“Më bëri një premtim që do t’i ndërtojë të dy kolektorët, por më kërkoi që tu vendos emrin e tij” – tha Mziu për Ramën.

Emërtimet e rrugëve në qytetin e Kamzës padyshim që janë ndër më të veçantat në Shqipëri, të gjithë e kemi pyetur veten se me çfarë qëllimi janë vendosur.

Sipas kryebashkiakut, janë përdorur emrat e Komunave duke filluar që nga Shkodra, Tropoja e deri në Sarandë.

“Janë vënë 200 emra komunash, 65 emrat e qyteteve të Shqipërisë, emrat e rretheve, por edhe emrat e Nicolas Sarkozy, Toni Bler, Silvio Berlusconit etj”.

Për rrugën me emrin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, kryebashkiaku u shpreh se banorët të cilët banojnë në atë rrugë, duhet të ndihen të privilegjuar.

Share:
Reklama juaj