Home KRYESORE Zbardhen përgjimet/ Gjuha e koduar e trafikantëve që u kapën në Greqi

Zbardhen përgjimet/ Gjuha e koduar e trafikantëve që u kapën në Greqi

0

Media greke ka publikuar sot përgjimet e prokurorisë për bandët e trafikut të drogës shqiptaro-greke që u kap duke transportuar 1.6 ton hashash me skaf.  11 të pandehurit për gomonen me 1,6 tonë kanabis kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me drogën, por përgjimet telefonike të realizuara nga shërbimet greke të ndjekjes, i rrëzojnë pretendimet e tyre.

Në përgjimet e transkriptuara, të dyshuarit përdornin fjalë të koduara gjatë bisedave telefonike.

“Ëmbëlsira”, “kaçkavalli”, “kafeja”, “çokolatinat”, janë disa nga këto fjalë që nënkuptonin drogën, pagesën cash si dhe kamatën.

Në bisedën e trafikantëve vihet re se ata janë mjaft të kujdesshëm në përdorimin e këtyre termave, duke mos përmendur asnjë fjalë tjetër që kishte të bënte me trafikun e lëndës narkotike. Në fragmentin e parë të publikuar nga media greke “Espresso”, është transkriptuar një bisedë ndërmjet shtetasit shqiptar i identifikuar Ermal Likaj dhe atij bullgar Jordan Stojanov.

BISEDA E PARË

E.Likaj: Alo, mik.

J.Sotajanov: Të mbyllen portat? OK? Mbaruan?

E.Likaj: Po, po. Thuaju të mbyllet…

J.Stojanov: Do ktheheni. T’i heq kamerat?

E.Likaj: Jo, jo. Do të kthehemi nesër. Do të vijmë të njëjtën orë.

J.Stojanov: Ok, më merr në çfarëdo ore, të shkoj të mbyll kamerat.

BISEDA E DYTË

J.Stojanov: Ej, pasdite do të jem në dyqan, në ora 6.

E.Likaj: Po, sepse… doja të të them të vesh pak mbulesën aty, të gjithë s’ka…

J.Stojanov: Gjithë çfarë?

E.Likaj: Po, po. T’i vesh pak mbulesën.

J.Stojanov: Gjithë skafit?

E.Likaj: Po, sepse kam ato.

J.Stojanov: Të vendos mbulesën përsipër?

E.Likaj: Kam atë po të them… (nuk kuptohet)

J.Stojanov: Tani t’i them, vure, hiqe.

E.Likaj: Të mos marrë ndonjë bidon ai që hyn brenda…

J.Stojanov: Gruaja ime do të shkojë të vendosë mbulesën.

BISEDA E TRETË

Këtu, dy pjesëtarë të grupit, që nuk u publikohen emrat, flasin për çokolatina, para cash, kaçkavall dhe kafe.

I: E mban mend herën e fundit, ëmbëlsirën që more?

II: Herën e fundit?

I: Po, pra, ëmbëlsirën.

II: Po.

I: Po, nëse gjen njeri me cash…

II: Për çokolatinat nuk thua?

I: Po.

II: Për sa para?

I: Ai i le me dy. Më nxori një ditë pune.

II: Problem, hë? Tjetra me ndonjë tetëshe. Domethënë, ta sjell… A bëhet?

I: E dëgjova. Bëhet nami, vazhdimisht kaçkavall.

II: Për kaçkavallin paratë, kaçkavall, e di.

I: Dëgjo, më dëgjo…

II: Po

I: Unë me ty po flas. Çfarë çmimesh më japin…

II: Po

I: Unë nuk të vë kafe (nënkupton kamatën)

Share:
Reklama juaj