Home KRYESORE Zbardhet dëshmia e Saimir Tahirit në gjykatë:

Zbardhet dëshmia e Saimir Tahirit në gjykatë:

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është shprehur të premten në seancën degjimore në Gjykatën e Krimeve të Rënda, se duhet t’i hiqet masa e bllokimit të pasaportes me arsyen se prokuroria prova të tilla nuk i ka të reja, por i ka pasur në dosje që në datë 20 tetor.

Pavarësisht kësaj, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk e hoqi masen, por la në fuqi bllokimin e pasaportës së Tahirit.

Ish-ministri ka kërkuar t’i hiqet masa e bllokimit të pasaportës, pasi problemi nuk qendron tek masa e dhënë, por tek principi.

“Nuk e kam problemin tek masa, mund të më mbani edhe në burg, por problemin e kam te principi. S’keni prova te reja, këto prova i keni pasur që në datë 20 tetor, por pse e keni kërkuar nje muaj e disa dite me vonesë kete bllokim? S’ka asnjë provë të re. Kam qene në dijeni të këtyre provave që atëherë”, -mësohet se është shprehur Tahiri.

Nga ana tjetër, avokati Maks Haxhia tha për gazetarët se ishte një vendim i pritur, pasi gjykata është kthyer në notere të vendimeve të prokurorisë.

“Ne e prisnim vendimin e kësaj gjykate, pasi kjo gjykatë është kthyer në notere të vendimeve të Prokurorisë. Gjithesi ne do të apelojmë për këtë vendim”,-tha avokati Maks Haxhia./opinion.al

Share: