Home KRYESORE 10 shtator ….. Nga Niko Kazanxaqi

10 shtator ….. Nga Niko Kazanxaqi

0

S’më mban vendi, pres dikë. Vrapoj jashtë qytetit, ngjitem mbi Kodër, vështroj prapa meje dhe mendoj. Dielli ngadalë, shumë ngadalë po futet tinëz prapa malit dhe rreth tij, retë e arta dhe të purpurta endin mbi ujra qetësinë e mbrëmjes. Dhe kjo qetësi derdhet mbi pemët e bregut, përqafon shkëmbinjtë, kotet mbi det dhe mbi majat e maleve. Gati pa u ndjerë, zogjtë hapin krahët dhe fluturojnë drejt çerdheve të tyre. Yjet duke buzëqeshur, kuturisin nëpër qiell dhe shpirtrat e thjeshtë rrinë e i vështrojnë dhe nëpërmjet plotfuqishmërisë së lutjes, edhe ata hapin krahët e gjejnë çerdhet, atje lart, në rrezet e tyre.

Gjithçka flen dhe ëndërron mbi tokë. Unë nuk lëviz nga frika, se mos zgjoj botën e insekteve që fle tek këmbët e mia. Gjithçka hesht. Nata po më hyn në zemër dhe unë po mendohem. Edhe qetësia e detit, edhe heshtja e pemëve dhe e yjeve po më hyjnë në zemër. Dhe unë ndiej si më hyn dhe shtrihet brenda meje lumturia e pashpresë e gjërave të vdekura.

Ekstrakt nga Libri- Zambaku dhe Gjarpri-.

Share: