Home KRYESORE 6 filxhane kafeje… Nga Stela Xega

6 filxhane kafeje… Nga Stela Xega

Sot kam pirë 6 filxhane kafeje
Tymosur 11 cigare
Shkruajtur 5 poema
Dhe gjithsej
Folur 4 fjalë

Nuk e di c’ndjesi ka lumturia,
Por e di që kjo ndjesi as nuk
I përafrohet…

E di qe tanimë nuk e do
Shoqërinë time
Ose fjalët e mia;
As unë nuk I dua
Të jesh përditë me dikë
Që është në dhimbje konstante
Mund, sigurisht qe e di dhe unë, të jetë e mërzitshme!

Të kam dhënë hapësirë
Ashtu si satelitët,
Kur kalojnë ne orbitë me atë
Zhurmë e melankolisë
Ndërkohë që hijet tona
Që ditën na ndjekin
E sapo afrohet nata largohen…

Thjesht shpresoj që…
Dikur ka mbështjell gjithë trupin e tij
Rreth teje tani
Duke të të thëne se e qeshura jote
Eshtë po aq e pastër sa e fëmijëve!

Që dikur po vendos këngët e tua të preferuara
Në një listë e I dëgjoj
Sapo ta marri malli për ty…

Unë edhe ti jemi thjesht valixhe,
Të mbushura plotë me përndjekje
Bagazhi yne është mjaftë I lehtë
Por janë fantazmat e atyre që në
Kemi qënë dikur që na rëndojnë

Graviteti nuk funksionon shumë më ne
Asnjëherë.
Duhet ti leshojme spirancat
Dhe ti lejojme duart tona
Të marrin drejtim për dikund tjetër
Në vend që të mbahemi aq fort
Në dorezat e të shkuarës

Ne qeshim dhe I pranojmë
Ato që na kanë ndodhur
Të dyve
Ato që I bëm ne të ndodhnin
Asnjëri prej nesh nuk besoj se e di
Cdo të thotë t biesh përsëri në dashuri

Përgjigja e vërtetë është
‘është e komplikuar’

Por duke pirë kafen
Duke qeshur, të dy ne rame
Në nje moment
Pastaj menjëherë jashtë.
Sa më shumë të qeshim
Aq më shume universi na buzëqesh mbrapsht…

Share: