Home KRYESORE 9 milion dollarë të vjedhura, arrestohen 5 biznesmen, 6 shpallen në kërkim

9 milion dollarë të vjedhura, arrestohen 5 biznesmen, 6 shpallen në kërkim

Pesë biznesmenë kanë përfunduar në pranga dhe 6 të tjerë janë në kërkim nën akuzën e skemës mashtruese për TVSH-në.
Biznesmenët i kanë shkaktuar shtetit një dëm me vlerë prej 9 mln dollarë.

Në pranga përfunduan:

-Dhimitraq Çelo, 23 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë.
-Shkelqim Hasani , 50 vjeç, lindur në Gramsh banues në Tiranë.
-Bujar Murataj , 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-Ruzhdi Murataj , 60 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-Indrit Sulaj, 30 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.
-Nevruz Lami , 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre dhe për shtetasit:

B.Gj, A.B, E.SH, S.K dhe M.M.

“Ndalimi i këtyre shtetasve është kryer në kuadër të operacionit ”Situacioni”, i kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të cilët pas një hetimi disa mujor ka siguruar fakte dhe prova materiale se persona të ndryshëm kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta.

Administratorët e këtyre subjekteve në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në, ku janë përfshirë një numër i madh subjektesh”, thuhet në njoftim.

“Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dem ekonomik administratës tatimore në vlerën totale 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në”, thuhet më tej.

Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale janë përfshirë dhe subjekte të tjera, për të cilat vazhdojnë hetimet për të dokumentuar, subjektet e tjera të cilat janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për kapjen dhe ndalimin edhe të pesë personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Share: