Home KRYESORE Absurdi/ 24 vjeçari kryen marrëdhënie seksuale dhe rreh një vajzë të mitur,...

Absurdi/ 24 vjeçari kryen marrëdhënie seksuale dhe rreh një vajzë të mitur, policia e procedon për dhunë në familje!

Një vajzë e mitur nga Lezha ka denoncuar në polici se është dhunuar nga djali me të cilin bashkëjetonte. Vajza 13 vjeçe ka deklaruar se ka shkuar me dëshirë të jetojë me 24 vjecarin, por më pas ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Në njoftimin zyrtar policia e Lezhës thotë se është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen A.G, vjeç 13, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi E.G, vjeç 24, banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Policia e Lezhës e pyetur për këtë rast ka deklaruar se 24 vjeçari ende nuk është arrestuar edhe pse denoncimi i vajzës është bërë 3 ditë më parë.

Jo vetëm kaq! Në njoftimin e policisë gjithashtu thuhet janë dërguar materialet në gjykatë “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare parashikuar në ligji nr. 9669”.

Pra një i ri që bashkëjeton me një të mitur dhe e dhunon atë, për Policinë e Lezhës quhet dhunë në familje. Ndërsa një jurist i tha Opinion.al se Kodi Penal e ka të parashikuar qartë dënimin për marrëdhënie seksuale me të mitura, me apo pa dëshirë. Në Ligjin Nr.7895, neni 100 parashikon qarë se  marrëdhënia seksuale me vajza nën 14 vjeç dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet./Opinion.al

Share: