Home KRYESORE Ademi premton mbështetje për ekipin e Vllaznise dhe u bën thirrje tifozëve...

Ademi premton mbështetje për ekipin e Vllaznise dhe u bën thirrje tifozëve te jene në stadium

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, sot ka realizuar një vizite mbështetëse ndaj ekipit te futbollit te qytetit te saj. Qellimi i vizites duket se ka qene demostrimi i vemendjes se bashkise dhe te vete kretares se saj ndaj ekipte te Vlazznise dhe lojetareve te tij.

Kryetarja Ademi ne faqen e Bashkisë ne Facebook shkruan:

Në mbështetje të Vllaznisë pak orë para rifillimit të Supërliges dhe ndeshjes me Kukësin në Shkodër

Mbrëmjen e sotme takova stafin drejtues dhe futbollistët e Vllaznisë të grumbulluar në prag të sfidës së parë për Supërligën me Kukësin në Shkodër.

Gjatë takimit bashkëbisedova lidhur me ecurinë e fazës përgatitore dhe rifillimin e kampionatit. I garantova në emrin e Bashkisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe i urova për një rezultat pozitiv në ndeshjen e të premtes me Kukësin në “Loro Boriçi”.

Përfitoj nga ky rast, ti bëj thirrje tifozëve të zjarrtë kuqeblu të  mbushin shkallët e stadiumit në mbështetje të Vllaznisë.

Të gjithë bashkë do ia dalim!

Share: