Home KRYESORE Aksioni për ujin, Rama: “Janë bizneset që bëjnë dëmet më të medha”!...

Aksioni për ujin, Rama: “Janë bizneset që bëjnë dëmet më të medha”! Keshtu pat thene edhe per energjine, por asnje biznes nuk u penalizua pervec hallexhijve!

0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Fier një takim me drejtues të Ndërmarrjes së Ujësjellësit në këtë qytet për të diskutuar mbi reformën e ujit.

Kreu i qeverisë tha se është me rëndësi që t’u kujtohet qytetarëve që më 1 shkurt nis aksioni për prerjen e lidhjeve të jashtëligjshme të ujit.

Rama: Është shumë e rëndësishme, që të kemi më shumë komunikim në këtë muaj, pasi siç e kemi bërë të qartë në 1 shkurt përfundon “ koha e paqes” në kuptimin e mundësisë për çdo konsumator që përfiton nga lidhjet e paligjshme për t’u legalizuar falas dhe pa pasur më asnjë detyrim për ujësjellësit. Dhe fillon një proces ku pastaj çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit.

Është shumë e rëndësishme që t’iu bëhet e qartë të gjithë punonjësve të shtetit, të gjithë atyre që paguhen nga taksat e popullit ,qoftë edhe në nivelin qendror, qoftë edhe në nivelin vendor duhet të paraqesin faturën. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me bizneset, por kryesorja në këtë rast është që bizneseve t’u bëhet e qartë që nuk do të falen dhe do të kenë sanksione shumë të renda për vjedhjen e ujit.

Janë bizneset që bëjnë dëmet më të madha. Biznese që deklarojnë që furnizohen me pus dhe në fakt janë të lidhur në mënyrë të paligjshme rrjetin e ujësjellësit.

Ne fakt, Rama edhe ne operacionin per energjine elektrike keshtu deklaroi qe njerezit e varfer e paguajne, por bizneset e medha jo dhe jane abuzive. Pyetja qe shtrohet eshte se nese ndonjeri mban mend ndonje biznes te penalizuar nga operacionet e famshme te qeverise “Rama1” kunder abuzimet me energjine elektrike?!

Sigurisht te gjithe i mbajne mend hallelxhinjte te cilet kane vrare edhe veten, apo kane bere burg, apo jane pushuar nga puna sepse nuk kishin mundesi, apo nuk kishin paguar energjine elektrike!?

Por, Rama ben sikur harron dhe e di shume mire qe vetem hallexhinjte do penalizohen perseri dhe ai thote se eshte: Është krim dhe si çdo krim duhet ndëshkuar mos pagesa e ujit dhe harron qe ne nje shtet te se drejtes duhet shteti ti garantoje qytetareve minimumin jetik, me drita, uje, shendetesi dhe arsim!

Share:
Reklama juaj