Home KRYESORE Ardian Nezha merr drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, Gina kallëzim ndaj Kryeprokurores...

Ardian Nezha merr drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, Gina kallëzim ndaj Kryeprokurores Marku

Prokurori i ri i komanduar Ardian Nezha ka marrë zyrtarisht detyrën pranë Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Elbasan. Ai është paraqitur në Prokurori rreth orës 8:00 të mëngjesit. Në fillim u raportua se paraardhësi Dritan Gina nuk e ka lëshuar zyrën, por burimet tashmë konfirmojnë se gjithçka është mbyllur dhe Gina ka bërë dorëzimet.

Nezha u emerua diten e djeshme nga kryeprokurorja Arta Marku e cila shkarkoi me pare Dritan Ginen dhe se ky i fundit nuk pranoi shkarkimin pasi sipas tij është antiligjor.

Ish-kreu i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina aktualisht po depoziton kallëzim penal për kryeprokuroren. Ai akuzon Arta Markun për shpërdorim detyre. Një ditë më parë Gina deklaroi: Kryeprokurorja nuk ka tagër ligjor për të më liruar nga detyra. Vendimmarrja i takon Këshillit të lartë të Prokurorisë”, tha ai.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për Kryeprokurores Arta Marku. Ai pretendon se është shkarkuar pa të drejtë nga pozicioni si drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit. Por ai ka sqaruar edhe atë çka ndodhi dje, kur u paraqit për të marrë detyrën drejtuesi i ri Ardian Nezha.

Duke folur nga Krimet e Rënda, Gina deklaroi:

“Kam pretenduar një sërë shkeljesh ndaj Kryeprokurores në një kallëzim prej 15 faqesh. Përfaqësuesit e popullit (deputetët) nuk mund të shekinin mbi të drejtat e përfaqësuesve të shtetit (prokurorët) dhe ta kthejnët) dhe ta kthejn çështjen në personale. Unë jam profesionist pot me kokëfortësi dhe duke zbatuar ligjet nuk çahet. Unë dorëzova sot detyrën pasi firma ime nuk njihet më në asnjë institucion shtetëror. Ajo mënyra që zgjodha dje (reagimi im) është pasi nuk dua të nëpërkëmbëm. Shokët e partisë (PS) nuk mund të na nëpërkëmbë dinjitetin.

A do të paraqiteni sot në prokurorinë e Tiranës aty ku keni emërimin?

Me kokëfortësi nuk rri në prokurorinë e Elbasanit, dhe kësaj i mbetet të thuash “Shqipëri hesapi…”/Opinion.al

Share: