Home KRYESORE Avokatja e njohur denoncon, Shteti hesht ndaj hajduteve me kollare ne bankat...

Avokatja e njohur denoncon, Shteti hesht ndaj hajduteve me kollare ne bankat e Shqipërise…

Nga Mirela Cela Jorgo

Sa here me duhet te shkoj ne banke duhet te pergatis veten mos acarohem kur me kerkojne komision per cdo veprim bankar. Madje dhe me shifra qesharake. Eshte hapur ndonje proces gjyqesor ndaj abuzimit qe bejne bankat me shqiptaret? Dhe ka marre ndokush penalizime?

I vetmi proces qe beri jehone ne Shqipëri ka qene ceshtja “Fullani” dhe vdekja e bankierit Santo ku gojet e liga qarkullonin fjale se edhe ai abuzonte me dhenie kredish duke kerkuar tek bizneset e kredituara te fitonte aksione ne menyre te padrejte! Ndersa Fullani na doli i pafajshem! Hej zot, cfare maskaralleku.

Sa here afrohet fillimi i nje viti shkollor, krahas blerjes se uniformave, librave e mjete shkollore, duhen permbushur edhe disa detyrime burokratike. Per tu rregjistruar ne shkolla e universitete publike duhen bere kerkesa, dorezime vertetimesh etj. Te gjitha keto pagesa i detyrojne nxenesit dhe studentet tu drejtohen bankave.

Bankat per pagesat 500 lekeshe marrin 300 lek komision. Kur bera nje transferte bankare ne nje llogari te hapur brenda asaj banke ku u drejtova me nje shifer prej 12000 leke, komisioni ishte 500 lek! Madje dhe derdhja e sigurimeve shoqerore per cdo muaj, komisioni eshte 500 lek!

Shumezoi per 12 muaj te vitit, i bie qe nje muaj plus sigurime shoqerore tia paguash bankes. Banka nuk pranon qe ti derdhesh disa muaj bashke sigurime dhe te mbahet vetem nje shifer komisioni per kete shume! Po te përpin komision per cdo muaj vec e vec!

Te tilla komisione bankare dhe te tille rrjepje te bazuar ne akte nenligjore do ta kishte zili edhe cifuti Shajlok tek vepra e Shekspirit “ Cifuti i Venedikut”.

Arketimi i shumave te tilla te vogla mund te beheshin nga sekretarite e shkollave. Le te numerojme disa nga pagesat e rendesishme qe shteti detyron shqiptaret ti bejne me banke: psh sigurimet shoqerore, pagesat e universiteteve, faturat e dritave, ujit, pagesat e tatimeve dhe taksave, kasat fiskale ne disa biznese jane hequr dhe punojne me derdhje ne banke.

Madje hajduterie me cmimin e kasave fiskale eshte teme me vete. Nje kase fiskale ne Shqiperi kushton 300 euro ndersa ne Greqi psh kushton 40 euro.

O shtet qe zemren e ke granit. Nje numer bankash te nivelit te dyte perdorin praktika te debatueshme dhe shpesh te paligjshme per ti detyruar klientet te nenshkruajne marreveshje ne dem ekonomik per te vete klenteve – nderkohe autoritetet mbikeqyrese bejne sy qorr dhe, nje vesh shurdh ndaj te drejtave te konsumatoreve.

Praktika te debatueshme jane rregjistruar dhe me kredite me bonot e thesarit, tarifat e demshperblimit per mbylljen e parakohshme te kredive si dhe marreveshjet e ndaluara me noteret dhe kompanite e sigurimeve.

Raporti mes normes se interesit te kredise dhe depozites ne nje vit kalendarik eshte mjaft i thelle. Te dhenat e tremujorit te pare te vitit 2017 , flasin per nje fitim te krahasuar nje vit me pare me 300 %. Tregu bankar ne Shqiperi eshte ne kushtet e nje konkurrence monopolistike.

Deri me sot, sistemi bankar ka qene i kercenuar vetem nga kredite e keqija dhe peshen e mospageses se tyre e kane mbajtur gjithmone klientet qe kane paguar kestet ne rregull.

Ah harrova! Vjedhjen e bankave si rastin e 2016 ne Rinas, sot po i paguajme nga xhepat tane me rritjen e komisioneve! Nderkohe ato para jane konsumuar ne fushate elektorale. Kush e di valle fatin e tyre.

Nderkohe lutjuni Zotit mos ju vonohet rroga sepse banka ben kerdine. Ose me mire, drejtori i deges ku terhiqni parate ben kerdine.

Share: